Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java 33

Këshilla për shtatzëna 29/08/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Bebja juaj tani ka madhësinë e një pjepri (Foto: Eumom)
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Po vazhdoni zhvillimi, po afrohet data e lindjes. Pesha e bebës suaj po rritet në baza individuale.

Gjerë tani, bebja juaj duhet të ketë ndryshuar pozitën dhe të ketë dalë me kokën poshtë dhe këmbët në drejtim të gjoksit tuaj.

Gjithsesi, edhe nëse nuk e ka bërë një gjë të tillë ende, mos u merakosni. Ka ende kohë për të ndryshuar këtë pozitë.

Mjeku juaj do të përcjellë në terminet e radhës pozitën e bebës suaj. Në këtë kohë, bebja juaj është në proces për të marrë antitrupat nga ju.

Nëse ajo do të lindej tani, sistemi i saj imun nuk do të përballonte botën e jashtme, andaj asaj do i duhej një kujdes intensiv në një ambient rrethues steril.

Ndryshimet te ju

Problemet me shtyllë kurrizore janë normale – gjeni pozita për ta pushuar atë (Foto: Bubhub)

Simptoma e shtatzënisë në javën e 33-të në një fjalë? Diskomfort! Për shkak të shkallës së metabolizmit tani jeni e tejnxehur.

Keni kokëdhimbje dhe problem me gjumë, ndërsa as pozitat e gjata të qëndrimit në një vend nuk ju bëjnë mirë.

Problemet me pjesën e pasme të trupit fillojnë të rriten me shtimin e peshës së bebës suaj, andaj provoni ushtrimet që largojnë dhimbjen.

Shtimi i peshës edhe te ju po vazhdo me ritëm të shpejtë, por përderisa jeni duke ndjekur dietën e shëndetshme mos u merakosni.

Disa komplikime të veçante mund t’iu bëjnë të hyni në procesin e lindjes së parakohshme në këtë kohë.

Dehidrimi, fakti se jeni binjakë ose edhe nëse keni lëng amniotik të tepërt brenda barkut tuaj. Duhet të qëndroni në kontakt të afërt me mjekun tuaj.

Kontrolli me ultrazë

Në këtë shekull, bebët po i përshtaten kohës. Fotografi me buzë të fryra

Nëse kryeni një ekzaminim me ultrazë në këtë javë ju do të shihni sytë e hapur të bebës suaj kur ajo është zgjuar.

Lëvizjet e shumta janë gjithashtu në qendër të vëmendjes sikurse edhe thithja e gishtit tregues.

Mjeku juaj mund të rekomandojë të kryeni një ekzaminim me ultrazë si pjesë të profilit biofizik (BPP), i cili realizohet në tremujorin e tretë për pacientë më të rrezikuar. Këtu bëjnë pjesë edhe binjakët.

Ky ultrazë do të analizojë lëvizjet e bebës suaj, sasinë e lëngut amniotik, frymëmarrjen etj. Pjesa tjetër e testit të profilit biofizik kalkulon ndryshimet në ritmin e zemrës kur bebja lëviz ose kur ju keni kontraksione.

Artikulli paraprakJava 32
Artikulli i rradhës Java 34

Ju sugjerojmë

Konsumimi i duhanit gjatë shtatzënisë, ja se çfarë duhet të dini

26/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Llojet e çajrave që mund t’i konsumoni gjatë shtatzënisë suaj

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

A janë të dëmshme infeksionet në vesh gjatë shtatzënisë suaj?

25/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Ndryshimet në javën e 33’të të shtatzënisë

24/03/2023 Këshilla për shtatzëna

Si të zgjidhni produkte të sigurta për kujdesin e lëkurës për foshnjën tuaj të sapolindur

22/03/2023 Jetë

HIV në shtatzëni: Çfarë duhet të dijë një nënë e ardhshme e prekur nga ky infeksion?

22/03/2023 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.