Urime! Ju jeni 38 javë shtatzënë! Bebja juaj është rritur mjaft shumë. Me peshë mbi 3 kg, ajo po i fundit javëve të fundit ku lindja mund të ndodh në çdo moment.
Ajo është zhvilluar gati tërësisht, përjashtuar këto neuronet e trurit të cilat do të vazhdojnë zhvillimin pas lindjes.
Thonjtë janë rritur dhe janë në pozitën e tyre natyrale. Lëvizjet e bebës janë të limituara, kjo shkaku i zvogëlimit të hapësirës.
Me siguri dëshironi ta dini se çfarë sy ka bebja juaj? Mund të gaboheni. Nëse ajo lind me sy ngjyrë kafe, do të vazhdojë t’i ketë ashtu. Por, nëse lind me sy ngjyrë hiri ose kaltër e mbyllët, ajo mund të ndryshojë deri para muajit të nëntë pas lindjes.
Kjo ndodh për shkak të irisit të syrit, e cila mund të fitojë më shumë pigment pas lindjes.
Ndryshimet te ju

Tani ju keni hyrë në lojën e pritjes. Përdoreni këtë kohë për t’u përgatitur për rritje fëmijësh, lexoni libra fëmijësh e përgatiteni një listë gjësendesh për dhomën pas lindjes.
Pas t’i përfundoni ato, shikojeni ndonjë film për të mbajtur larg vëmendjen nga procesi i lindjes, pasi kjo mund të jetë shpeshherë stresuese për ju.
Vazhdoni të hani racione të rregullta ushqimi, të vogla, me shumë nutricione. Kjo do ta ndihmojë metabolizimin tuaj dhe gjithashtu edhe bebën tuaj.
Trupi juaj tani ka marrë masë të madhe dhe po bëhet gati për ditën e rëndësishme, atë të lindjes.
Në këtë periudhë është e rëndësishme të dalloni simptomat normale të shtatzënisë me shenjat që sinjalizojnë lindjen.
Te këto të fundit mund të ndajmë dy kategori: Shenjat që tregojnë se lindja do të ndodh shumë shpejtë dhe shenjat që tregojnë se lindja po ndodh tani.
Disa nga shenjat që sinjalizojnë ardhjen e bebës suaj shumë shpejtë janë:
- Sekrecione gjaku apo mukozë që del nga vagina juaj
- Përzierjet në stomak dhe të vjellat
- Diarea
Në anën tjetër, shenjat e lindjes në proces janë:
- Derdhja e ujit
- Kontraksionet e rregullta dhe të pandërprera
- Dhimbja e madhe dhe e pandërprerë në shtyllën kurrizore
Mjeku juaj e përcakton kohën se kur duhet të shtroheni ju në spital. Nëse ndodhin tre veprimet e fundit, ai mund t’iu rekomandojë menjëherë shtrirjen në spital.
Nëse vuani nga pre-eklampsia ose diabeti gjestacional, java e 38-të mund të jetë e duhura për të kryer lindjen.
Gjithashtu, nëse jeni me binjakë kjo mund të jetë koha kur do të kryhet lindja.
Kontrolli me ultrazë
Brenda trupit, bebës suaj po i rriten flokët për disa milimetra vazhdimisht dhe po e largon mbulesën që po e ruante gjerë tani.
Ju pritet ta keni një vizitë te mjeku juaj për të shikuar pozitën e bebës suaj nëse tani është me kokë poshtë.
Gjithashtu, bëhuni gati për një ekzaminim të qafës së mitrës për të shikuar dilatimin (hapja e duhur), e cila përcakton se bebja juaj është gati për lindje.

Fatkeqësisht nuk ka diçka fikse sa i përket lindjes, përkundër hapjes suaj ose jo. Lindja mund të ndodh kurdo.
Nëse mjeku juaj dëshiron analizim më të detajuar, do të kërkojë një ekzaminim me ultrazë për të përcjell ndryshimet dhe për të përcaktuar nëse lindja duhet të bëhet tash ose jo.
Caktojeni spitalin e lindjes
Është mirë që më së largu tani të caktoni spitalin ku do ta kryeni lindjen e bebës suaj.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës – Klinika e Gjinekologjisë mbetet zgjidhja e parë te shumica e nënave në Kosovë.