Rezistenca antimikrobike ndodh kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nuk reagojnë më ndaj barnave, duke i bërë infeksionet më të vështira për t’u trajtuar dhe duke rritur rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.
Si rezultat i rezistencës, antibiotikët bëhen joefektiv dhe infeksionet bëhen gjithnjë e më të vështira ose të pamundura për t’u trajtuar. Studiuesit vlerësuan se rezistenca antimikrobike në baktere shkaktoi rreth 1.27 milionë vdekje në vitin 2019, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, përcjell Gazeta Shneta.
Një plan veprimi global për të trajtuar problemin në rritje të rezistencës ndaj antibiotikëve dhe barnave të tjera antimikrobiale u miratua në Sixty-Eighth World Health Assembly në maj 2015.
Një nga objektivat kryesore të planit është të përmirësojë ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rezistencës antimikrobike përmes komunikimit efektiv, arsimit dhe trajnimit.
Java Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobial (18 – 24 nëntor 2022), është një fushatë globale që zë vend çdo vit për të përmirësuar ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e rezistencës antimikrobike dhe për të inkurajuar praktikat më të mira në mesin e njerëzve dhe politikëbërësve, të cilët gjithashtu luajnë një rol kritik në reduktimin e shfaqjes dhe përhapjes së mëtejshme të këtyre efekteve. /Gazeta Shneta/