Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vaksina kundër gripit mund të mbrojë pacientët me dështim të zemrës nga shumë rreziqe

Jetë 18/11/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vaksina kundër gripit mund të shpëtojë jetën e njerëzve me sëmundje kardiovaskulare duke reduktuar komplikimet kardiake si dhe duke parandaluar gripin.

Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga studiues të Universitetit McMaster dhe i botuar në The Lancet Global Health, ka zbuluar se vaksinat e gripit reduktojnë pneumoninë ashtu edhe komplikimet kardiovaskulare te njerëzit me dështim të zemrës, shkruan Medical Xpress përcjell Gazeta Shneta.

“Nëse keni dështim të zemrës, duhet të merrni një vaksinë kundër gripit sepse mund t’ju shpëtojë jetën – kjo është ajo që kemi gjetur në këtë studim,” tha hulumtuesi kryesor i studimit, profesor Mark Loeb, nga McMaster i fushës së patologjisë dhe mjekësisë molekulare.

Studimi tregoi se gjatë gjithë vitit, vaksina e gripit reduktoi pneumoninë me 40% dhe shtrimin në spital me 15% në pacientët me dështim të zemrës. Gjatë sezonit të gripit në vjeshtë dhe dimër, vaksina e gripit reduktoi vdekjet me 20% në këta pacientë.

Të dhënat e mbledhura gjatë sezonit të gripit treguan gjithashtu se vaksina ndihmoi në mbrojtjen kundër komplikimeve kardiovaskulare, si sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Ndërsa gripi ka qenë prej kohësh i lidhur me një rrezik në rritje të ngjarjeve kardiovaskulare kërcënuese për jetën, profesor Loeb tha se njerëzit me dështim të zemrës janë tashmë të prekshëm ndaj rezultateve të dobëta shëndetësore.

Studimi është prova e parë klinike e efektivitetit të vaksinës së gripit në pacientët me dështim të zemrës. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakJava Botërore e Ndërgjegjësimit Antimikrobial, parandalimi i rezistencës antimikrobike së bashku
Artikulli i rradhës Mbi një miliard të rinj janë potencialisht në rrezik të humbjes së dëgjimit nga kufjet

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.