Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java e 3’të e jetës së një bebeje: Gjithçka që duhet të dini

Jetë 10/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Si po rritet fëmija juaj? Reflekset – thithja e gjirit, shtrëngimi i dorës, kërkimi (kur foshnja kërkon thithkat e gjoksit tuaj), dhe lëvizjet e kapakëve të syrit – vazhdojnë të jenë të gjitha të rëndësishme gjatë kësaj jave.

Në ndonjë rast, foshnja juaj mund t’ua ngulë sytë dhe t’ju vështrojë me vëmendje (bëni sa më shumë të mundni në këto momente duke e parë edhe ju qëllimisht, duke i qeshur gjerësisht, duke i tundur kokën tuaj, dhe kështu me radhë), sepse foshnja juaj do ta bëjë këtë në një kohë shumë të shpejtë.

Nëse fëmija është duke qarë apo duke vepruar sikur nuk ndihet rehat, për më shumë se tri orë në ditë, për më shumë se tre ditë në një javë, ai mund të jetë duke vuajtur nga dhimbja e barkut.

Në përgjithësi, rreth një në pesë foshnje, zhvillojnë dhimbje barku, rreth dy deri në katër javët e para pas lindjes. Ata jo vetëm që duken se janë duke qarë vazhdimisht, por njëkohësisht ata duken sikur nuk janë aspak rehat.

Nëse fëmija juaj është duke vuajtur nga dhimbja e barkut, ndoshta ju keni për të kaluar disa javë të vështira, por ka mjaft gjëra që ju mund të bëni për të përballuar këtë. Dhe ajo do të kalojë.

Jeta juaj: Përshtatja me të qenit prind
Ju dhe fëmija juaj, tashmë mund të jeni përshtatur disi me ushqyerjen me gji, megjithëse ju mund të keni ende shumë pyetje. Ne kemi shumë këshilla ekspertësh për ju, për tema të tilla si çfarë të bëni nëse fëmija është vazhdimisht i uritur.

Nëse keni pyetje ose më shumë nevojë për mbështetje, kontaktoni kujdestarin e shëndetit tuaj, ose një këshillues mbi ushqyerjen me gji (shikoni listën e kontakteve tona nga A – Z ) për këshilla të dobishme.

Ju mund të keni shumë pikëpyetje edhe nëse jeni duke e ushqyer foshnjën tuaj me shishe. Shqetësimet më të zakonshme përfshijnë pyetje të tilla si, cila është formula më e mirë për fëmijën tuaj dhe për sa qumësht ka nevojë fëmija juaj. Bisedoni me kujdestarin e shëndetit tuaj nëse keni nevojë për më shumë këshilla.

Nëse ju mendoni se partneri juaj ndihet jashtë vendit kur ju merrni për të ushqyer foshnjën tuaj, tregojini atij se sa e rëndësishme është mbështetja e tij për ju. Ai mund ti japë fëmijës një shishe me qumësht në mënyrë që ju të shplodheni paksa. Ju mund të shikoni se si ta përfshini edhe partnerin tuaj gjatë dhënies së gjirit – ai mund të ndihmojë në disa mënyra.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Hemorragjia juaj ose shkarkimet tuaja vaginale në këtë kohë, mund të jenë në ngjyrë të errët dhe të rënda gjatë kohës që ju jeni duke ushqyer me gji. Mos u shqetësoni – është thjesht sepse mitra juaj kontraktohet ndërkohë që qumështi juaj është duke dalë.

Në qoftë se kjo vazhdon të jetë e ndritshme apo në të kuqe dhe e rëndë përgjatë javëve të ardhshme, ose nëse juve jeni të shqetësuara për ndonjë nga simptomat e paslindjes tuaj, kontaktoni doktorin tuaj.

A i shkakton kafeja ankth dhe nervozizëm fëmijës tuaj? Cilat janë faktet në lidhje me dhënien e gjirit dhe kafeinën?
Nëse një gjendje e dëshpëruar ju vazhdon edhe pas javëve të para, ju mund të keni depresionin postpartum (paslindjes). Bisedoni me mjekun tuaj ose me kujdestarin e shëndetit tuaj nëse ndiheni të brengosura. Sigurohuni se jeni duke pushuar sa më shumë.

Gjithashtu, ju ndihmon me të vërtetë, nëse ju mund të dilni nga shtëpia çdo ditë. Në rast se partneri juaj ka marrë pushimin për lindje të baballarëve, ai me siguri është duke u kthyer për të punuar këto ditë, duke ju lënë të vetme. Zbuloni sesi mund të takoheni me nëna të tjera të reja dhe se si të merrni ndihmën që ju duhet.

Artikulli paraprakBalerina kosovare vallëzon në muajin e 7-të të shtatzënisë, thotë s’e nuk ka probleme
Artikulli i rradhës Sa herë duhet të keni marrëdhënie intime me partnerin për të mbetur shtatzënë?

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.