Java e dytë e dhjetorit pritet të jetë i ndryshueshëm, me reshje shiu dhe në vise malore edhe reshje bore.
Përgjatë ditëve të ardhshme, temperaturat minimale priten të jenë nga 2C-5C, kurse maksimalet nga 7C-9C njofton PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“7.12 – Kryesisht vranët, paradite me shi. Erërat do të qetësohen. Ditën mundësi për reshje lokale shiu. Deri në mbrëmje reshjet pushojnë. Në vise malore priten edhe reshje bore.
8.12 – Pa të reshura, me vransira, e gjatë ditës intervale me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta.
9.12 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën kohëpaskohe me reshje lokale shiu, e në vise malore me borë.
10.12 – Kryesisht me vransira, pasdite me mundësi për riga lokale shiu.
11.12 – Vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje me mundësi për reshje shiu”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/