Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Java e dytë në jetën e një bebeje, ja çfarë duhet të keni parasysh

Jetë 09/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

I porsalinduri juaj, është ende duke u përshtatur me botën e re rreth tij, të cilën ai mund ta konsiderojë paksa të zhurmshme për gjumin apo edhe për shijen e tij. Por ai është duke u mësuar dalëngadalë me të.

Ju do të konstatoni se gjymtyrët e tij lëvizin në një mënyrë të thatë, dhe të pa koordinuar. Shumë shpejt, ndoshta deri në fund të muajit, lëvizjet e gjymtyrëve të tij do të bëhen më të rrjedhshme, ndërkohë që kontrolli i muskujve të tij do të maturohet. Thithja dhe përtypja e durave të tij do të jenë aktivitetet kryesore për momentin.

A është e zhurmshme frymëmarrja e të porsalindurit tuaj? Sasia e madhe e ajrit që kalon nëpër rrugët ajrore shumë të ngushta, të bllokuara nga batanijet, veshjet dhe pluhuri i madh, mund të jenë fajtor për këtë.

Ju me siguri nuk keni arsye për t’u shqetësuar, ai nuk ka gjasa që të ketë marrë ndonjë të ftohtë në këtë moshë kaq të re. Ai është vetëm duke bërë më të mirën e tij, duke u përpjekur që të marrë frymë.

Pyesni kujdestarin e shëndetit tuaj nëse jeni të shqetësuara për këtë, dhe mos nguroni të thërrisni doktorin nëse jeni të vërtet të brengosura. Mjekët e përgjithshëm, e dinë se foshnjat e vogla kanë nevojë për një kujdes të veçantë.

Jeta juaj: Duke u përshtatur me dhënien e gjirit
Nëse jeni duke e ushqyer fëmijën tuaj me gji, shanset janë që të jeni ende duke u përpjekur për ta bërë mirë këtë gjë, gjatë kësaj jave. Jini të durueshme – me kalimin e kohës, ajo do të bëhet më e lehtë. Nënat e reja, shpesh pyesin veten nëse fëmija i tyre është ushqyer mjaftueshëm me qumësht, veçanërisht në qoftë se fëmija kërkon të ushqehet gjatë gjithë kohës ose qan pasi është ushqyer.

Një këshillë: Nëse fëmija juaj ushqehet çdo dy deri në tre orë, ose të paktën tetë herë në 24 orë gjatë dy tre javëve të para, ai me siguri që është duke marrë të gjithë sasinë e nevojshme të qumështit të gjirit që i duhet.

Ju ndoshta do të keni një mori me pyetje – si mund ta di nëse fëmija im po e merr sasinë e nevojshme të qumështit? … Si mund ta di nëse fëmija im është duke e thithur në mënyrë korrekte gjirin?

Çfarë ushqimesh më duhet të shmang ndërkohë që jam duke e ushqyer fëmijën tim me gji? Mos u shqetësoni, ne mund t’ju vijmë në ndihmë, dhe mamia apo kujdestari i shëndetit tuaj do t’ju vizitojnë për t’ju dhënë këshilla në vendin ku ndodheni.

Foshnja juaj dëshiron që ju ta prekni, dhe çfarë është më i mirë në këto raste, se sa kontakti lëkurë me lëkurë? Partneri juaj dhe fëmija mund të jenë më afër njëri tjetrit nëpërmjet guidës tonë mbi masazhet e fëmijës, një mësim me gjashtë hapa, që do ta kthejnë atë në një kampion për të qetësuar foshnjen që qan. Gjithashtu, mos humbisni 10 mënyrat më të mira të baballarëve për të qetësuar një foshnje që qan.

Fakte për tu marrë në konsideratë
Juve ka gjasa që të keni një vizitë me kujdestarin e shëndetit tuaj, këtë javë, ose javën tjetër. Ai nuk është aty për t’ju kontrolluar juve – puna e tij është të mbështesë ju dhe fëmijën tuaj.

Në vizitën e tij të parë, ai zakonisht ekzaminon fëmijën tuaj dhe ju jep juve një kopje personale të të dhënave të shëndetit të foshnjës tuaj, i cili përmban ekzaminimin e fëmijës dheshënimet e vaksinimit, detaje të rritjes dhe disa këshilla të dobishme.

A keni airbag në makinën tuaj? Nëse po, juve ju duhet të kini kujdes se ku do të vendosni ulësen për makinë të fëmijës tuaj.

Shikoni se çfarë thonë ekspertët tanë në lidhje me zhvillimin e të porsalindurit tuaj.

Megjithëse ju do të keni shumë gjëra në mendjen tuaj, përpiquni të caktoni një takim me mjekun e përgjithshëm tuajin, për një kontroll post lindjes, rreth gjashtë javë pas lindjes.

Ju keni 40 ditë kohë nga lindja, për të regjistruar fëmijën tuaj, por shumica e prindërve preferojnë ta bëjnë këtëgjë shumë më parë. Telefonojini zyrës lokale të regjistrimit të lindjeve, martesave dhe vdekjeve, që të kontrolloni oraret kur ajo është e hapur.

Megjithëse gjumi gjatë natës është ende i vështirë, mësoni se si mund të krijoni disa shprehi të shëndetshme gjumi që prej fillimit.

Provoni disa ide gazmore për të luajtur me fëmijën tuaj. Shikoni se çfarë ndodh nëse ju bashkangjitni një pasqyrë të pathyeshme në shtratin e fëmijës tuaj. Foshnjet i duan fytyrat, dhe mundësia për të zbuluar fytyrën e tyre është një kënaqësi e veçantë.

Çdo prind brengoset për vdekjet e foshnjave në shtrat, por kjo është një dukuri shumë e rrallë. Zbuloni se çfarë mund të bëni për të zvogëluar rreziqet rreth kësaj.

Artikulli paraprakKaq shumë e ka lodhur shtatzënia Almedën, shikoni fytyrën e saj
Artikulli i rradhës Si më largoi lindja e vajzës nga përdorimi i drogës

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.