Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Jeni lodhur nga kritikat? Kjo nënë gjidhënëse ka një mesazh për të gjitha

Jetë 12/02/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Chantelle Celeste ishte e vendosur të ushqejë me gji dy vajzat e saj të porsalindura, Tatum dhe Blakely, derisa bënë të paktën 6 javë, pavarësisht se shumë njerëz i thanë se të ushqyerit e dy foshnjave në të njëjtën kohë për të do të ishte sfiduese.

Nëna e tre fëmijëve ndau një mesazh në Instagram dhe të gjitha nënat duhet ta dëgjojnë: mos ushqeni negativitet.

“Kur isha shtatzënë dhe u thashë njerëzve që do t’i ushqeja fëmijët me gji u ndesha me shumë negativitet, madje pata debate të ashpra edhe me disa prej anëtarëve të familjes sime, të cilët më thanë se nuk mund ta bëja, por ja që po e bëj. Trupi im lindi dy fëmijë në të njëjtën kohë dhe tani po i ushqen të dyja në të njëjtën kohë. Sa i mrekullueshëm është trupi i femrës!

Mami i foshnjave thotë se tani që e ka përmbushur qëllimin e saj për të ushqyer foshnjat për gjashtë javë, komentet nuk kanë ndalur. Më shumë se çdo gjë tjetër, të gjithë tani janë të fokusuar te fakti se sa kohë do të vazhdojë ajo me këtë rutinë – plani i saj është një vit i plotë: “Nënat e reja gjykohen për ushqyerjen me gji dhe për dhënien e një formule, ndërsa unë jam gjykuar për zgjedhjen e të ushqyerit në këtë mënyrë kur më kanë pyetur e sugjeruar se cilën prej tyre duhet të ushqej të parën.

Mesazhi i fundit nga Celeste është se për sa kohë nënat ushqehen me gëzim, ato duhet të festojnë – edhe nëse zgjedhin t’i ushqejnë fëmijët me formulë apo me qumësht gjiri: “Ne, nënat e reja nuk duhet të gjykohemi për atë që ndjejmë se është më e mira për ne dhe për familjet tona të vogla. Një bravo e fortë duhet të shkojë për të gjitha nënat të cilat bëjnë atë që duan dhe nuk lejojnë askënd të ndikojë në vendimet e tyre!”

Dhe të gjithë ne jemi dakord me Chantelle apo jo?

Artikulli paraprakJa si ta parandaloni mungesën e hekurit tek fëmijët
Artikulli i rradhës Kjo është metoda për ta qetësuar foshnjën nga të qarët para gjumit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.