Gjeneratat e reja të fëmijëve po rriten me një aset shtesë se paraardhësit e tyre, e ky pa dyshim se është telefoni i mençur.
Aq sa pajisjet teknologjike kanë përfitime dhe anë positive, ato mund të kthehen në aleatë të errët sa hap e mbyll sytë. Andaj menaxhimi i kohës së fëmijëve tuaj në përdorimin e telefonit nuk duhet të anashkalohet nga prindërit.
Së fundmi Google ka lansuar një aplikacion të ri të quajturi “Family Link” me anë të të cilit ju do të keni akses të shtuar në tabletat e fëmijëve përmes telefonit tuaj, shkruan Parents, përcjellë GazetaShneta.
Për shembull, ju do të pranoni njoftime për cdo aktivitet që fëmijët i bëjnë në telefonin e tyre, si për shembull kohëzgjatja e përdorimit të telefonit, shkarkimet e aplikacioneve tjera etj. Dhe do jeni ju personi që do e aprovoni atë aktivitet ose jo.
“Family Link” po ashtu ju mëndëson që të shihni se cilët aplikacione fëmijët tuaj po I përdorin më shumë. Kështu ju do e fitoni një ide se nga çfarë argëtohet fëmija juaj më shumë; nëse është aplikacion edukativ kjo ëhstë një shenjë e mirë, kursë në të kundërtën ju do informoheni në kohë nëse të vegjëlit tuaj po e keqpërdorin telefonin.
Platforma në fjalë do ju lejojë po ashtu që të dini vendodhjen e saktë të fëmijëve përmes GPS-it të lidhur me telefonin tuaj. Ju do të ndjeheni më rehat kur të jeni në dijeni se ku gjenden fëmiëjt.
Për momentin “Family Link” është i disponueshëm vetëm në telefonat Android, kurse Google ka njoftuar se do e lansojnë edhe versionin për Iphone. /GazetaShneta/