Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Studim: Si ta ruani peshën pas përdorimit të Ozempic?

Lajme 26/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
barnat e diabetit
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ozempic, i famshëm për rolin e tij në ndihmën që u ka ofruar yjeve të Hollivudit për të humbur peshë, është cilësuar nga shumë njerëz si një “ilaç mrekullie”. Por, kur diçka duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, shpeshherë ka dhe kufizime.

Me rritjen e popullaritetit të Ozempic dhe ilaçeve të ngjashme, disa pacientë kanë raportuar se efektet e tij në humbjen e peshës zbehen me kalimin e kohës, duke nxitur kërkimin e alternativave të tjera, raporton Best Life Wellness përcjell Gazeta Shneta.

Një studim i ri, i botuar më 19 shkurt në revistën “eClinicalMedicine” dhe i udhëhequr nga studiuesit e Universitetit të Kopenhagës, ofron shpresë të re për mbajtjen e rezultateve.

Ky studim përfshiu 109 të rritur me obezitet, të cilët u ndanë rastësisht në katër grupe: një grup mori vetëm injeksione liraglutide (ilaç GLP-1 i ngjashëm me semaglutide) për një vit; një grup tjetër kombinoi injeksionet me një program ushtrimesh dy orë në javë; grupi i tretë ndoqi vetëm ushtrime; ndërsa grupi i fundit nuk mori asnjë ndërhyrje.

Një vit pas përfundimit të trajtimit, studiuesit zbuluan se pjesëmarrësit që morën vetëm injeksione rifituan rreth dy të tretat e peshës së humbur. Ndërkohë, ata që kombinuan ilaçin me aktivitet fizik kishin ruajtur rezultatet më mirë – shumë prej tyre mbajtën të paktën 10% të humbjes fillestare të peshës trupore.

“Studimi ynë ofron shpresë të re, duke treguar se pacientët që marrin ilaçe për humbje peshe dhe ushtrojnë rregullisht, mund të ruajnë rezultatet edhe një vit pas përfundimit të trajtimit,” tha Dr. Signe Sørensen Torekov, profesore e Shkencave Biomjekësore dhe udhëheqëse e studimit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak“Jetë në kufijtë e vdekjes”, vogëlushja 5-muajshe në Gaza që sfidon urinë dhe luftën
Artikulli i rradhës Barnat antidepresive gjatë shtatzënisë

Ju sugjerojmë

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme

Sot bëhen 16 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare pro pavarësisë së Kosovës

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.