Sot i është dhënë lamtumira e fundit kirurgut vaskular, Jetmir Gashi.
Për ndarjen e hershme nga jeta e Gashit, ka shkruar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Përmes një postimi në Facebook,, Hoxhaj tha se Gashi ishte njeri fisnik e profesionist i jashtëzakonshëm.
“Dje u nda tragjikisht nga jeta të Dr. Jetmir Gashit, Specialist i Kirurgjisë Vaskulare, nga Suhareka. Sot, i dhamë lamtumirën e fundit një njeriu fisnik e profesionist të jashtëzakonshëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e respektuan Jetmirin. U prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.




