Në orët e sotme të pasdites është varrosur Granit Begu, 21 vjeçari që ka humbur jetën dje si pasojë e lëndimeve të pësuara nga rrokullisja e traktorit në një zonë malore të fshatit Kaqanoll të Mitrovicës.
Qindra familjarë dhe miq morën pjesë në varrimin e të ndjerit në varrezat e fshatit Orvolliq të Obiliqit. Vlen të theksohet se Graniti ishte fejuar para disa ditësh.
Ndryshe, autoritetet e sigurisë e kanë cilësuar rastin si “vdekje aksidentale”.
Më poshtë, Indeksonline ua sjellë videon gjatë ceremonisë së varrimit:
Varroset i riu kosovar
http://indeksonline.net/lajmet/i-jepet-lamtumira-e-fundit-kosovarit-qe-u-fejua-para-disa-ditesh-video-foto-123116/Posted by IndeksOnline on Thursday, August 31, 2017