Shumica e njerëzve kur dëgjojnë fjalën diabet mendojnë për tipin 1 ose tipin 2, që lidhen me rritjen e sheqerit në gjak.
Por ekziston edhe një formë tjetër më pak e njohur – diabeti insipidus – që nuk ka të bëjë fare me sheqerin, por me prishjen e hormonit antidiuretik (AVP), i cili kontrollon sasinë e ujit që trupi ruan, shkruan MedicalXpress transmeton Gazeta Shneta.
Simptomat kryesore janë urinimi i shpeshtë në sasi të mëdha dhe etja e vazhdueshme, që çojnë në dehidrim të shpejtë edhe pse pacienti pi shumë ujë.
Shkaqet mund të lidhen me dëmtime në tru, tumore, infeksione neurologjike, faktorë gjenetikë apo përdorimin e barnave të caktuara, si litiumi.
Sipas mjekëve, trajtimi ndryshon sipas formës së sëmundjes. Në disa raste përdoret desmopressina, një zëvendësues sintetik i hormonit AVP, ndërsa në format tjera nevojiten dieta të posaçme dhe hidrimi i kontrolluar.
Ekspertët theksojnë se kushdo që përjeton etjë të pazakontë dhe urinim të shpeshtë duhet të kërkojë menjëherë ndihmë mjekësore.


