Megjithëse lëvizja e barkut në rritje mund të duket sfiduese, joga prenatale është një nga aktivitetet më të rekomanduara për gratë gjatë shtatzënisë. Ekspertët theksojnë se joga mund të përshtatet për shumë gjendje shëndetësore dhe për kufizimet fizike që sjell shtatzënia.
Udhëzimet federale rekomandojnë të paktën 150 minuta aktivitet fizik me intensitet të moderuar në javë për gratë shtatzëna dhe pas lindjes, shkruan Medical Xpress transmeton Gazeta Shneta.
Dr. Erin Michos nga Universiteti Johns Hopkins thotë se joga është një aktivitet me ndikim të ulët, i sigurt për gratë me shtatzëni të shëndetshme, dhe ndihmon në uljen e stresit, ankthit dhe presionit të gjakut.
Joga kombinon frymëmarrjen, meditimin dhe lëvizjet fizike, duke përmirësuar shëndetin mendor dhe fizik.
Por gratë duhet të konsultohen me mjekun para fillimit të praktikës dhe të shmangin poza që rrezikojnë barkun, shtrirjen në bark ose përmbysjet. Mbështetja me mur, blloqe, jastëkë dhe batanije mund të ndihmojë ekuilibrin dhe rehati.
Sipas instruktores Dina Pinelli, shumica e grave që kanë qenë aktive më parë mund të vazhdojnë të bëjnë joga gjatë shtatzënisë, ndërsa disa poza do të duhen modifikuar ndërkohë që shtatzënia përparon.
Praktika e jogës ndihmon gratë të përballojnë më mirë ndryshimet fizike dhe emocionale të kësaj periudhe. /Gazeta Shneta/


