Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ju duket se bebi juaj po fle shumë? Këto arsye tregojnë pse nuk duhet të shqetësoheni

Jetë 26/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

“Gjumi t’rritë” po del të jetë një mit i kthyer në fakt të vërtetë!

Nënat që kanë përjetuar të paktën një lindje, vetëm se e dijnë numrin e surprizave që vijnë nga të qenit nënë e një foshnjë të vogël. Sapo ju t’ia keni marrë dorën shumë gjërave me bebin tuaj, vjen një periudhë kur i vogli juaj duket se fle tërë kohën, dhe mbase kjo gjë mund t’iu shqetësojë. Por mbani në mend se duke fjetur shumë, foshnjat marrin shumë të mira se sa keni menduar. Ja 5 benefite nga gjumi “i tepërt”

1. Ndihmon në nxitjen e rritjes së tyre fizike
Shumë studime kanë vërtetuar thënien që e kemi dëgjuar shpesh se “gjumi të rritë”. Është vërtetuar tashmë se sa më gjatë të fle një fëmijë, aq rritja fizike më të shëndetshme do të ketë.

2. Zhvillon Sistemin Neurosensor
Sistemi nervor qendror i fëmijës tuaj zhvillohet në mënyrë drastike gjatë dy viteve të para të jetës. Gjumi stimulon sistemin neurosensor të tij, duke ndihmuar në rritjen e foshnjes. Ky proces ndodh gjatë fazës REM (lëvizje të shpejtë të syve) të gjumit dhe quhet stimulim endogjen. Gjatë këtij procesi, neuronet shkarkohen të cilat më pas krijojnë një lidhje midis organeve shqisore dhe strukturave të trurit, e cila është jetike për zhvillimin e sistemit neurosensor duke përfshirë sistemet auditive, prekëse, vizuale dhe vestibulare.

3. Zhvillon trurin
Një komponent i rëndësishëm në zhvillimin e trurit është diçka e njohur si plasticiteti i trurit. Mungesa e këtij komponenti që mund të vijë nga gjumi i paktë do të zvogëlonte trurin dhe rrjedhimisht do të zvogëlojë aftësitë e të mësuarit si dhe do të ndikonte negativisht në sjelljen e fëmijës tuaj.

4. Përmirëson aftësitë e të mësuarit
Gjumi i foshnjës luan një rol të madh në konsolidimin e kujtesës që ndihmon në mësimin. Sipas një testimi të bërë, foshnjat që flinin para testit ishin të gatshme të mësonin dhe të kujtonin më shumë informacione, në krahasim me foshnjat që nuk bënin një sy gjumë.

5. Përmirëson disponimin
Jo vetëm foshnjat, por edhe të rriturit mund të ngrysen kur janë të privuar nga gjumi i mjaftueshëm. Disa nga studimet kanë treguar se foshnjat që nuk marrin gjumë të mjaftueshëm në përgjithësi bëhen të çuditshëm dhe temperament. Pra, nëse fëmija juaj ka qenë i trazuar për një kohë tani, atëherë sygjerohet të kontrolloni nëse engjëlli juaj i vogël ka qenë duke fjetur mjaftueshëm natën ose jo.

Tani që dini pak më shumë për rolin e rëndësishëm që luan gjumi në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës suaj, ju mund të largoni shqetësimet! Sidoqoftë, nëse foshnja juaj është tepër e përgjumur dhe nuk tregon ndonjë shtim në peshë, konsultohuni me një pediatër sepse mund të jetë simptomë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor. Përndryshe, orët “e shtuara” të gjumit të foshnjes nuk duhet të jenë një shqetësim./GazetaShneta/

Artikulli paraprakKëngëtarja e njohur ndan pamje intime nga momenti i lindjes
Artikulli i rradhës Çfarë duhet të dini për pilulat e abortit

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.