Njerëzit janë të ndërlikuar dhe ka shumë gjëra që ndikojnë në shëndetin tonë. Ka gjëra që ne nuk mund t’i ndryshojmë, si mosha apo përbërja gjenetike.
Ekzistojnë gjithashtu triliona baktere që jetojnë në zorrët tona – të njohura kolektivisht si mikrobiomë që kanë një ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë dhe tretjen, transmeton Gazeta Shneta.
Ndërsa ne e dimë që një mikrobiomë më e larmishme është zakonisht një tregues i shëndetit të mirë të zorrëve.
Studiuesit zbuluan se ndërsa zgjedhjet ushqimore të secilit pjesëmarrës ndikuan në mikrobiomën e tyre, me ushqime të caktuara që rritin ose zvogëlojnë bollëkun e llojeve të veçanta bakteriale. Për shembull, fasulet rritnin proporcionin e disa baktereve në një person por kishin një efekt shumë më pak në një tjetër.
Megjithëse ushqimet si lakra priren të kishin të njëjtin ndikim në mikrobiome. Kjo na tregon se etiketimi ushqyes koncencional mund të mos jetë mënyra më e mirë për të gjykuar sa i shëndetshëm ushqimi mund të jetë./GazetaShneta/