Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Vitamina B ka efekte mbrojtëse nga ajri i ndotur

Jetë 14/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Hulumtuesit në SHBA, kanë rënë në përfundim se Vitamina B ofron mbrojtje në shëndetin e njeriut nga ndikim i ndotjes së ajrit.

Shkencëtarët thonë se efekti është i vërtetë dhe i dukshëm, madje theksojnë se është e nevojshme urgjentisht, kryesisht tek ato vende ku niveli i ndotjes së ajrit është më i madh, shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.

Ndotja e ajrit është bërë shqetësim në shumë vende të botës kohët e fundit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mbi 90% e popullsisë jeton nëpër zona ku ndotja e ajrit kalon nivelin e normales.

Një prej ndotësve kryesor, dhe që konsiderohet më i rrezikshëm është e referuar si PM2.5, ku grimcat kanë një diametër më të vogël se 2.5 mikrometra.

Këto grimca kryesisht vijnë nga makinat me naftë dhe drunjtë e djegur.

Shkencëtarët dyshojnë se këta ndotës mund të bëjnë ndryshime epigjenetike në qelizat tona, kështu mund ta dëmtojnë shumë rëndë shëndetin tonë.

Tani, këtë problem që mund të ndikojë në shëndetin tonë, u testua se me doza të Vitaminave B, njeriu mund të jetë më i mbrojtur.

Vitamina B është shpresë që potencialisht mund të shfrytëzohet si një trajtim i individualizuar për të minimizuar ndikimet e ndotjes së ajrit.

Vitaminat e grupit B janë disa lloje.

Vitamina B1 gjendet kryesisht te soja dhe drithërat, vitamina B2 gjendet tek e bardha e vezës, bizelet dhe kosi. Ndërsa vitamina B3 gjendet me shumicë te mëlçitë dhe peshku.

Vitaminën B6 e gjejmë me shumicë te buka integrale, mëlçia e viçit, peshku, shpendët, thjerrëzat, spinaqi, banania.

Vitamina B12, përveçse te mëlçitë, mund të gjendet tek midhjet, salmoni i kuq, drithërat, peshku ton, qumështi dhe nënproduktet e tij.

Ndërsa vitamina B17 mund të gjendet te kajsitë, luleshtrydhet, bathët e fasulet. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZhvillimi i fëmijës në muajin e tretë
Artikulli i rradhës ‘Ju jeni kampionë’, Majlinda Kelmendi ambasadore për fëmijët e sëmurë

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

MSh kontrakton barna për sëmundje të rralla me vlerë mbi 3.7 milionë Euro

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.