Foshnjat që ushqeshen me qumeshtin e gjirit të nënës, zakonisht përjetojnë një rritje graduale të peshës.
Por duhet ta keni parasysh se nuk janë të njejta të gjitha foshnjat dhe se organizmi i tyre ndryshon nga njëri-tjetri, transmeton GazetaShneta.
Disa nga shkaktarët që foshnja juaj mund të mos shtojë peshë janë:
– Ushqim i rrallë me gjidhënie: Foshnjat kërkojnë që të ushqehen me gji të paktën 2 herë çdo tri orë brenda një dite dhe nate, prej 6 deri në 8 javët e para. Edhe nëse foshnja kërkon që të ushqehet më gjatë, mos ua ndaloni, shkruan “Mom.me”.
– Nuk keni qumësht të mjaftueshëm: Nëse keni prodhim të ulët të qumështit, mund të përdorni edhe qumësht pluhur. Po ashtu rekomandohen edhe disa ushqime që nxisin prodhimin e shpejtë.
Lexoni më shumë: 10 ushqime që nxisin prodhimin e shpejtë të qumështit të gjirit
– Nuk pi mjaftueshëm gji: 8-10 minuta është koha standard për secilin gji. Pasi të fillojë të zhvillohet, kjo kohë zvogëlohet. Sa është ende i vvogël ju duhet ta mbani të zgjuar në mënyrë që të thithë dozën e mjaftueshme.
– Foshnja ka dhimbje: Keni parasysh se i vogli juaj mund të ketë pësuar ndonjë lëndim gjatë lindjes. Dimbjet që mund t’i ndjejë mund t’ia pamundësojnë qëndrimin rehat në pozita të cakutara.
– Nuk përshtatet me gjirin: Kujdesuni që fëmija të ketë pozitë të rehatshme gjatë thithjes. Foshnjat e kanë të pamundur të ushqehen nëse nuk përshtaten me pozitën e trupit./GazetaShneta/