Neuropsikiatri Jusuf Ulaj është emëruar këshilltar për shëndetësi në kabinetin e kryeministrit Albin Kurti.
Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mirsad Shkreta përmes një postimi në Facebook.
“VVazhdojmë me këshilltarin e kryeministrit Kurti për shëndetësi!”, ka shkruar Shkreta.
Ulaj është anëtar i Komiteti për Shëndetësi në Lëvizjen Vetëvendosje. Vite më parë ai ka udhëhequr Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Gazeta Shneta/