Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,544 testime të kryera janë konfirmuar 17 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 19 qytetarë e kanë mposhtur Covid, kurse aktualisht ndodhen 405 raste aktive në vendin tonë
Mes tjerash, është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,025 doza të vaksinës anti covid./Gazeta Shneta/