Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka 6 vjet që lista esenciale e barnave nuk është përditësuar

Lajme 31/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në QKUK, pacientët ende vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave. Madje ka nga ata që detyrohen të blejnë edhe barna esenciale. E lista e shumë-folur, ka mbetur ende e vjetur e cila ishte formuluar në vitin 2013. Por për T7, kanë thënë se po punohet intensivisht për një listë të re, e cila si draft i parë do të jetë gati në prill.

Familjarë të pacientëve të shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkujdesen që t’i blejnë barnat e kërkuara nga stafi mjekësor. Për shkak të mundësisë së ndikimit në trajtim, ata nuk flasin para kamerës.

Por thonë se barnat më bazike dhe materialet tjera që janë në listën esenciale të barnave obligohen t’i blejnë.

Ka edhe të tillë që kanë nevojë për ilaçe që nuk janë fare në listën esenciale.

Ka 5 vite që lista aktuale esenciale e barnave është e pandryshuar, anipse zhvillimet në fushën e mjekësisë janë të mëdha. Zyra e Auditimit Kombëtar, ka bërë një raport mbi menaxhimin e kësaj liste.

Donjetë Dreshaj nga ky institucion flet për zbrazëtirat në listën aktuale. Sipas Dreshajt, VECMAS listës, telashe ka edhe me shpërndarjen e barnave sipas kërkesave të spitaleve.

Ndërkohë, prej vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë ka formuar Komitetin Teknik për të punuar në listën e re esenciale të barnave.

Hoti thotë se në hartimin e listës po punojnë bashkë me ekspertë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfaqësues të spitaleve, subjekteve ekonomike e pacientëve.

Përfaqësues të Shoqatës së Pacientëve të Kosovës, thonë se presin të krijohet listë e frytshme.

Pas përfundimit të punës së komitetit teknik, Lista e propozuar do t’i dërgohet ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismajli për miratim.

Artikulli paraprakModeratorja e njohur është shtatzënë, s’mund ta fshehë më
Artikulli i rradhës Lajm i mirë për Malishevën: Sivjet vetëm 6 raste të pickimit të rriqrave

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.