Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Lajm i mirë për Malishevën: Sivjet vetëm 6 raste të pickimit të rriqrave

Lajme 31/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Malishevasit janë qytetarët më të prekur nga rriqrat tash e disa vite në Kosovë. Madje ka pasur raste kur nga pickimi i rriqrave kanë përfunduar me fatalitet. Ndërkaq, tash e pesë vite, Malisheva po arrin ta tejkalojë me sukses këtë problem, ani pse gjatë tre muajve të parë të këtij viti, gjashtë persona janë pickuar nga rriqrat, por pa ndonjë rrezik për jetën, shkruan Gazeta Express

Në korrikun e vitit 2017, në trupin e një 13-vjeçari nga komuna e Malishevës ishin futur plot 22 rriqra. Ky rast kishte qenë alarmant për mjekët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Mirëpo Malisheva apo siç njihet si “zona e rriqrave” ka zvogëluar rrezikshmërinë nga rriqrat. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ragip Begaj, në një prononcim për Express.

Ai ka thënë se kanë arritur ta mposhtin këtë dukuri të keqe në qytetin e tyre.

“Faza e repelimit të parë do të përfundojë të hënën, më pas është faza e dytë, janë tri faza. Do të fillojmë shpejtë edhe me fazën e spërkatjes. Deri tani ja kemi arritë mirë, nuk ka raste si në të kaluarën, janë zvogëluar rastet”, thotë Begaj.

Ndërkaq Begaj thekson se nuk ka pasur persona të vdekur tash e pesë vite, si pasojë e pickimit të rriqrave.

Ai shton se mposhtja e rriqrave ka ardhur si rezultat i spërkatjes së stallave, repelimit të kafshëve dhe falë ndihmës së ekspertëve të jashtëm.

“Para 5 vitesh ka qenë situatë e rëndë, kemi menduar se kush do të vdesë të nesërmen. Kemi mbërri me e mposhtë si dukuri të keqe në qytetin tonë. Me spërkatje të stallave, repilimi i kafshëve, si dhe ndihma e ekspertëve të jashtëm. Edhe stafi i Qendrës së Mjekësisë familjare falë përvojës janë të përgatitur mirë”, thotë Begaj

Ndërkaq përgjatë viteve, rastet e pickimit të qytetarëve të Malishevës nga rriqrat kanë qenë të shumta. Në vitin 2017 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, vetëm për pesë muaj janë raportuar 271 raste të pickimeve, ndërsa një nga këta persona ishte dërguar në QKUK.

Në vitin 2013, në Kosovë kanë humbur jetën 11 persona nga ethet hemorragjike dhe janë pickuar nga rriqrat 5,200 qytetarë. Derisa në vitet në vijim, falë masave parandaluese, janë evituar viktimat.

Artikulli paraprakKa 6 vjet që lista esenciale e barnave nuk është përditësuar
Artikulli i rradhës Elita s’po arrin ta marr veten pas shtatzënisë, ja sa e trashë duket me këtë veshje

Ju sugjerojmë

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme

Gjermani: Shtohet dhuna e seksualizuar ndaj të miturve

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.