Matt Hancock ka dhënë dorëheqjen si sekretar i Shëndetësisë pasi ai pranoi thyerjen e rregullave të masave Covid duke puthur dhe përqafuar me këshilltarën e tij në zyrën e punës.
Redaktorja politike e BBC, Laura Kuenssberg gjithashtu shkroi në Twitter se dhe: “Gina Coladangelo po lë rolin e saj në Departamentin e Shëndetësisë”, transmeton Gazeta Shneta.
Imazhet dhe video – pamjet ishin shfaqur të Hancock në një përqafim me këshilltarën e tij Gina Coladangelo në zyrën ministrore muajin e kaluar në atë që thirret të ishte shkelje e kufizimeve të koronavirusit.
Hancock përmes një video të postuar në faqen e tij në Twitter njoftoi se ishte takuar me kryeministri britanik dhe si sekretar shteti në nivelin e shëndetësisë duke parë sakrificat e të gjithëve ka dhënë dorëheqje.
Ata prej nesh që i bëjnë rregulla dhe masat anti – COVID duhet t’i përmbahemi atyre dhe kjo është arsyeja pse unë kam për të dhënë dorëheqjen, shtoi Hancock. /Gazeta Shneta/