Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka ndërruar jetë farmacisti dhe profesori, Byrhan Dida

Lajme 23/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
profesor/farmacisti i ndjere Byrhan Dida.
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka vdekur në moshën 85-vjeçare farmacisti dhe profesori, Byrhan Dida.

Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Farmacistëve të Kosovës.

Ai ishte doktor i shkencave dhe specialist i biokimisë klinike.

Dida Fakultetin e Famakologji – Biokimisë e kreu në Zagreb në vitin 1965, ndërsa punimet pasdiplomike i vijoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku më 1973 mbrojti temën e magjistraturës.

Ai kreu doktoratën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1977, ndërsa më vonë specializoi në biokimi në Houston të SHBA-së dhe më vonë ishte zgjedhur profesor i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Për disa vite kishte qenë edhe koordinator i Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë.

Komunikata e plotë nga OFK:

Oda e Farmacistëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve dhe studentëve të profesor Didës.

Byrhan Xh. Dida-Mr.Ph.PhD.

Farmacist, profesor – doktor i shkencave dhe specialist i biokimisë klinike.

Prof Byrhan Dida u lind më 1938 në Shkodër. Shkollën fillore dhe Gjimnazin e kreu në Prishtinë, kurse Fakultetin e Famaci-Biokimisë e kreu në Zagreb më 1965. Studimet pasdiplomike i vijoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, ku më 1973 mbrojti temën e Magjistraturës me titull: “Imunoglobulinat te të sëmurët nga lia e madhe”. Në maj 1977 në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë mbron disetracionin e doktoratës me titull: “Fraksionet radioimunodifuzionale dhe elekroforetike të proteinave të serumit dhe të likuorit te format e ndryshme të skizofrenisë dhe te të sëmurët nga Sindorma Ekstrapiramidale”.

Prof. Dr. Dida në fillim ka punuar në Laboratorin e Biokimisë në Prizren. Pasi specializoi biokiminë mjekësore në Zagreb, me 1972 zgjidhet asistent i lëndës së Biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Më vonë shkoi në specializim në Hjuston-SHBA dhe pasi kthehet zgjidhet profesor i kësaj lënde në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Ka arritur në gradën e profesorit ordinar në FM-UP. Gjithashtu për disa vite a qenë edhe koordinator i degës së farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë. Prof Dida ka marrë pjesë në disa Kongrese dhe Simpoziume dhe ka publikuar 35 punime shkencore si autor dhe koautor.

Prof Dr. Byrhan Dida do të mbahet mend për merita të veçanta si një nga përkrahësit e fuqishëm për hapjen e degës së farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1996 dhe që gjatë tërë kohës ka luftuar për ngritjen dhe zhvillimin e profesionit.

Biografia është marrë nga publikimi “Enciklopedi e doctorëve të shkencave të mjekësisë shqiptare gjithandej globit (1445-2018) dhe mjekëve që lanë gjurmë të pashlyera në historinë e mjekësisë shqiptare me autor Prof.Dr.Isuf Dedushaj.

Artikulli paraprak25 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës sjellë risitë e para në rajon përmes ndërhyrjeve kirurgjike laparaskopike në Gjinekologji

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.