Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Spitali i Pejës sjellë risitë e para në rajon përmes ndërhyrjeve kirurgjike laparaskopike në Gjinekologji

Lajme 23/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Dr. Musa Krasniqi
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka njofuar rreth një shërbimit të ri që është realizuar në kuadër të Klinikës së Gjinekologjisë.

Në komunikatën zyrtare të spitalit, thuhet se gjinekologu Dr. Musa Krasniqi ekspert dhe novator i njohur në Danimarkë, risitë e veta profesionale operative po i sjellë edhe në atdhe, përcjell Gazeta Shneta.

Mes tjerash, Dr. Musai është i pari gjinekolog në Danimarkë e Skandinavi që perdori për herë të parë e i pavarur largimin e mitres dhe adnexeve (vezorëve e vezëperquesve) me laparaskop në rrugë natyrore (vagjinale).

“Këtë metodë operative dhe metoden operative laparaskopike vetëm me një vrimë (prerje të vogël) prej 2 cm afër kërthizes, poashtu për largimin e mitres e adnexeve, dr Musai i perdori (gjatë kësaj jave) me sukses të plotë edhe në Spitalin tone” thuhet në komunikatë.

“Pacientja e operur laparaskopikisht vetëm me një prerje të vogël afër kërthizes është operuar të hënën (20.03.2023) dhe lëshuar nga Spitali të nesërmen, ndersa pacientja e operuar tërësisht nga rruga natyrore (vaginale) poashtu laparaskopikisht është operuar dje (21.03.2023) dhe pritet të leshohet nga Spitali sot” potencohet tutje në komunikatë.

Komunikata e plotë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës:

RISI NË SPITALIN E PERGJITHSHEM  NË PEJË

– Spitali Pergjithshem i Pejës sjellë  risitë e para në Kosovë e rajon, sa i përketë metodave kirurgjike laparaskopike në Gjinekologji.

Gjinekologu Dr Musa Krasniqi ekspert dhe novator i njohur në Danimarkë, risitë e veta profesionale operative po i sjellë edhe në Atdhe.

Dr. Musai është i pari gjinekolog në Danimarkë e Skandinavi që perdori për herë të parë e i pavarur largimin e mitres dhe adnexeve (vezorëve e vezëperquesve) me laparaskop në rrugë natyrore (vagjinale).

Këtë metodë operative dhe metoden operative laparaskopike vetëm me një vrimë (prerje të vogël) prej 2 cm afër kërthizes, poashtu për largimin e mitres e adnexeve, dr Musai i perdori ( gjatë kësaj jave) me sukses të plotë edhe në Spitalin tonë.

Pacientja e operur laparaskopikisht vetëm me një prerje të vogël afër kërthizes është operuar të hënën (20.03.2023) dhe lëshuar nga Spitali të nesërmen, ndersa pacientja e operuar tërësisht nga rruga natyrore (vaginale) poashtu laparaskopikisht  është operuar dje (21.03.2023) dhe pritet të leshohet nga Spitali sot.

Në kushtet dhe standardet e Danimarkes shumica pacienteve të  operuara me metoda të tilla lirohen nga spitali në të njëjtën ditë- pak orë pas operacionit thotë Dr Musai.

Të gjitha këto metoda të reja janë më të lehta (me më pak dhimbje pas operacionit) për pacientet dhe si rrjedhojë me të lira për shoqërinë është i bindur Dr. Krasniqi.

Doktor Musa po operon edhe cista ovariale me laparaskopi si edhe të gjitha format e prolapseve vaginale.

Ne Dr Musa Krasniqin e patem këtu në Sptal edhe në vitin e kaluar qe siç e kemi bërë të ditur në faqen tonë edhe vjet solli risi për Gjinekologjinë në Kosovë – bëri hysterektomi totale abdominale laparaskopike me tri prerje (porta) të vogla në murin e barkut e që këto tashme janë tradicionale në vendet e zhvilluara.

Doktorin tani e kemi përseri në misionin e tij vullnetar humanitar dyjavor dhe është në gjendje gatishmërie edhe pas orarit ditor në rast të nevojave për laparaskopi akute.

Ai po punon e operon me vullnet të pa parë në trajtimin e këshillimin e pacienteve si dhe në trajnimin e personelit tonë. Ka bërë edhe termine këshilluese për paciente në  vikend.

Për arritjen e metodave të reja operative, Musai perveç që ka siguruar sponzorime, ka blerë pajisje  edhe vet e i ka sjellur këtu.

Ne i jemi mirënjohes pa fund për gjithë çka që po bënë Dr Musa Krasniqi!

 

Artikulli paraprakKa ndërruar jetë farmacisti dhe profesori, Byrhan Dida
Artikulli i rradhës Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit: Gjendja i është keqësuar

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.