Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka ndërruar jetë neuropsikiatri Dr. Nijazi Macula

Lajme 21/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Edhe një mjek humbi betejën me Covid-19. Dr. Nijazi Macula ka ndërruar jetë dhe është varrosur gjatë ditës së djeshme.

Familjarët kanë deklaruar përmes një njoftimi në Facebook, se nuk do të mbahet e pame për shkak të situatës me pandeminë.

Ndërsa neuropsikiatri Dr. Jusuf Ulaj ka thënë se Kosova ka humbur një prej mjekëve më të mirë që ka pasur.

“Sot psikiatria kosovare humbi një prej mjekëve më të mirë që kemi pasur. E njoha prej ditëve të para të edukimit në klinikën e Neuropsikiatrisë dhe kam punuar me të një kohë të gjatë në vite të vështira për shëndetësinë Kosovare. Si mësuesi im i parë në psikiatri, ishte shumë i afërt dhe konfrontues simpatik. Nuk ka pasur asnjë rast të rëndë për të, ai gjithmonë ishte aty dhe kishte zgjidhje. I afronte të rinjtë dhe ishte shumë kërkues për dije. Janë të paharruara kafet e shumta të mëngjesit ku gjithmonë kemi diskutuar për rastet e rënda në repart, trajtimin e tyre, dhe debate të shumta të çdo sfere të jetës. Humori dhe sarkazma që përdorte kishin përherë një qëllim, ishin inspiruese dhe motivuese për ndërtimin dhe forcimin profesional. Lamtumirë shoku im i paharruar”, ka shkruar Ulaj. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKomunitetit të anesteziologëve në Kosovë i shtohen edhe dy specialistë të rinj
Artikulli i rradhës Alarmante: Përveç QKUK-së, edhe në Spitalin e Pejës blloku internistik vendoset për Covid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.