Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se të gjitha repartet e bllokut internistik i ka vendosur në funksion të pacientëve të sëmurë me Covid-19. Njëjtë është vendosur para disa javësh edhe në QKUK.
“Gjendja me Covid-19 është mjaft e vështirësuar. Pas lëvizjeve të brendshme tashmë i gjithë Blloku Internistik përfshirë: Repartet e Infektives, Internos, Neurologjisë, Pskikiatrisë dhe dy katet e Spitalit të Mushkërive janë duke trajtuar vetëm pacientë me Covid -19. Repartet e lartëcekura janë transferuar në Bllokun e Kirurgjisë ku janë liruar ambiente brenda Reparteve të Kirugjisë në mënyrë që shërbimet shëndetësore të mos mungojnë për asnjë moment”, thuhet në njoftim.
Spitali ka njoftuar se aktualisht 120 pacientë janë duke u trajtuar. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 Pacientë janë në Respirator, 103 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 29 të infektuar me Covid-19 dhe atë 10 Mjek, 11 Infermier dhe 8 punëtor të Shërbimit Teknik. /Gazeta Shneta/