Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Ka ndërruar jetë ortopedi i njohur Prof. Dr. Agron Pustina

Lajme 08/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ka ndërruar jetë ortopedi i njohur Prof. Dr. Agron Pustina në moshën 77-vjeçare.

Familja e të ndjerit ka njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e kryeqytetit në Dragodan, sipas masave në fuqi dhe rregullave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot më i dashuri ynë Agron Pustina, u nda nga jeta. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit në Dragodan, në ora 16:00 sipas rregullave të IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

Më poshtë gjeni biografinë e të ndjerit:

Prof. Dr. Agron Pustina

I lindur më 15 Tetor 1944 në Tiranë, Shqipëri. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në Shkup, Maqedoni. Në vitin 1967, diplomoi në Qendrën Klinike të Universitetit “St. Cyril and Methodius”, në Shkup.

Fillimisht u punësua në Spitalin Saint Pierre në Bruksel. Në vitin 1971 filloi punën në Klinikën Ortopedike, pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe, vazhdoi edukimin specialistik në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe në vitin 1975 fitoi titullin specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë. Në vitin 1975 magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb me temën: ”The contribution of the Ligamentum Terres to the Bloodsupply in the head of the Femur in Children ëith Congenital Dislocation”. Në vitin 1979, në po këtë universitet mbrojti tezën e doktoraturës: “Dynamics of Vascular Change in the Upper Femur in Children ëith Congenital Dislocation of  the Hip”.

Në vitin 1994, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës filloi karrierën akademike si asistent, pastaj docent, profesor inordinar dhe u zgjodh profesor ordinar i lëndës së Kirurgjisë dhe Ortopedisë.

Në fillim të viteve të 90-ta, për shkak të politikës diskriminuese të sistemit represiv serb,  sikurse edhe shumë kolegë të tij shqiptarë, u përjashtua nga puna me dhunë dhe vazhdoi së ushtruari punën e tij profesionale në poliklinikën private “Acta Orthopaedica”, ku edhe sot punon. Gjatë periudhës 1990-1999 vazhdoi mësimdhënien në kushte të jashtëzakonshme, në cilësinë e profesorit në lëndën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.

Ishte drejtor i Klinikës Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe një ndër themeluesit e Shoqatës së Ortopedëve të Kosovës. Ishte drejtues i Bordit Për Edukim Të Vazhdueshëm Mjekësor në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. Mentoroi dhe koomentoroi tema të magjistraturës dhe doktoraturës në fushën e studimeve postdiplomike të mjekësisë, mentoroi një numër të madh të kandidatëve në edukimin profesional specialistik në Klinikën e Ortopedisë dhe Traumatologjisë, mori pjesë në kongrese e simpoziume ndërkombëtare dhe publikoi një sërë punimesh shkencore.

Artikulli paraprakTre mënyra kryesore për t’i mbrojtur fëmijët nga infektimi me Covid
Artikulli i rradhës OMK dhe SHSKUK shprehin ngushëllime për vdekjen e Prof. Dr. Agron Pustinës

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.