Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka raportuar një rritje të dukshme të rasteve të hospitalizuara nga Covid, te fëmijët.
Krahasuar më të rriturit, fëmijët kanë më pak gjasa të zhvillojnë simptoma të rënda të Covid, mirëpo studimi i muajve të fundit ka dëshmuar një pikëpamje më ndryshe shkruan Very Well Health, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Përhapja e vazhdueshme e variantit Delta mund të jetë shtytja e rritjes së numrit të të hospitalizuarve në spitalet e mbarë vendeve.Sipas CDC, varianti Delta po del të jetë dy herë më shumë transmetues sesa variantet tjera.
“Ky lloj SARS-CoV-2 përsëritet me një ritëm shumë më të shpejtë sesa llojet tjera, gjë që e bën atë më ngjitës”, Carlos Oliviera, MD, PhD, Yale Medicine.
Edhe pse nuk ka të dhëna përfundimtare, është e mundur që varianti Delta të shkaktojë një rrjedhë më të rëndë të sëmundjes, e veçanërisht të personat e pavaksinuar.
Por, pse fëmijët po infektohen më shumë me variantin Delta?
Studimi i fundit i botuar në “The Journal of Pediatrics” zbuloi se shumë prindër janë në mëdyshje në lidhje me procesin e vaksinimit të fëmijëve të tyre, deri në moshën 12-vjeçare.
“Fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj Covid”, thotë Oliviera.
Për këtë arsyje, William Moss, tregon se ekzistojnë tre mënyra themelore për të parandaluar shtrimin e mëtejshëm të Covid te fëmijët.
Këto përfshijnë:
-Vaksinimi i fëmijëve;
-Vaksinimi i të rriturve me të cilët fëmijët kanë kontakt;
-Vazhdimi i praktikimit të masave themelore si, mbajtja e maskave, ruajtja e distancës fizike dhe pastrimi i duarve./GazetaShneta/