Mbrëmë, pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër ka vdekur tekniku i farmacisë në QMF 1 në Ferizaj, Ramiz Maliqi.
Derisa, kolegët e qendrës ku i ndjeri punoi përgatiteshin ta përcillnin për në pension më 22 maj të këtij viti, përcjell Gazeta Shneta.
Vdekja e Maliqit ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim jo vetëm tek familjarët por edhe tek kolegët e tij.
Ndërsa, stafi udhëheqës i QKMF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve dhe tërë personelit të QMF 1.
Ky është postimi i plotë i QKMF në Ferizaj: Pas një sëmundje të rëndë dhe të shkurtër, mbrëmë në prag të moshës 65 vjeçare ndërroi jetë kolegu ynë RAMIZ MALIQI, teknik i farmacisë në QMF 1. Kolegët e qendrës ku punoi po përgatiteshin ta përcillnin në pension më 22 maj, prandaj ikja e tij kaq e ngutshme shkaktoi dhimbje, pikëllim dhe zbraztësi tek të gjithë. Stafi udhëheqës i QKMF – së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, miqve dhe kolegëve të tij, por edhe tërë personelit të QMF 1./Gazeta Shneta/