Për shtatë muaj kabineti i ish-ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, ka shpenzuar mbi 8 mijë e 126 euro për dreka e darka. Dy paraardhësit e tij, Arben Vitia shpenzoi 394 euro për tre muaj, ndërsa Uran Ismaili kishte shpenzuar vetëm në janar 437 euro
Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, dy zëvendësministrat Resul Makreshi, Pjetër Ndou dhe Luan Gola, si dhe shefi i kabinetit të Zemajt – Bersant Beka, këshilltarët – Mirsad Kamerolli, Anita Morina, Mirsad Berisha dhe Flamur Bytyqi, kanë shpenzuar 8 mijë e 126 euro për dreka e darka për shtatë muaj, shkruan Gazeta Shneta.
Në bazë të Udhëzimit Administrativ 01/2008, ministri ka të drejtë të shpenzoj deri në 500 euro në muaj për reprezentacion, dreka, darka e pije, zv.ministrat nga 200 euro, këshilltarët politik 100 euro, kurse shefi i kabinetit 50 euro.
Por këto shpenzime janë tejkaluar nga ministri Zemaj i cili ka gjatë muajit tetor ka shpenzuar 751 euro, ndërsa në nëntor 536 euro; zv.ministri Makreshi në gusht ka shpenzuar më shumë se dyfishin 490 euro.
Më poshtë gjeni edhe tabelat e shpenzimeve për dreka e darka të dy parardhësve të Zemajt, Arben Vitia e Uran Ismaili.
Kabineti i Vitisë për tre muaj nga shkurti deri në prill kishte shpenzuar 394 euro, ndërsa në muajin janar 2020 ish-kabineti i Ismailit kishte shpenzuar 437 euro. /Gazeta Shneta/