Sipas ekspertëve shëndetësor, sistemi imunitar i njeriut është kompleks dhe i fortë për t’u përballur me variantet e reja të Covid-19 edhe pas vaksinimit.
Rreziku për të përjetuar simptoma të rënda të Covid-19 bie pas marrjes së vaksinës anti covid shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU
Kështu kanë bërë të ditur ekspertët shëndetësore, të cilët kanë njoftuar se njerëzit që janë tashmë të vaksinuar do ta kenë më të lehtë përballjen me variantet e reja të Covid-19.
Sipas provave klinike të vaksinave anti covid, këto të fundit mund të parandalojnë infeksionin dhe të ulin shanset e përjetimit të simptomave të rënda, hospitalizimit dhe vdekjes.
Hulumtimi i fundit nga kompania Pfizer vëzhgoi 44 mijë pjesëmarrës në të gjithë botën, duke përfshirë edhe Afrikën e Jugut aty ku u identifiku varianti B.1.351.
Studiuesit qartësuan edhe njëherë se vaksina ishte 100 përqind efektive kundër varianteve.
Provat klinike tregojnë të njejtën gjë edhe për vaksinat nga Moderna, AstraZeneca dhe Johnson&Johnson./GazetaShneta/