Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kaçaniku punëson logopede pa licencë, komuna arsyetohet se licenca nuk është kriter

Lajme 30/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Komuna e Kaçanikut ka punësuar një logopede pa licencë të punës nga Oda e Infermierëve, teksa kjo është arsyetuar se licenca nuk ka qenë kriter për rekrutim

Profesionistët e logopedisë po vazhdojnë të ushtrojnë profesionin e tyre pa licencë të punës nga Oda e Infermierëve të Kosovës. Sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë, çdo profesionist duhet të anëtarësohet dhe licencohet në oda pavarësisht se ku e ushtron profesionin e tij ose saj, shkruan Gazeta Shneta.

“Anëtarësimi në Oda është i detyrueshëm edhe për profesionistët shëndetësor nga paragrafi 1. I këtij neni të cilët ushtrojnë veprimtarinë e tyre në kushte të mbrojtjes sociale, institucione tjera të organeve shtetërore, në fakultete, gjegjësisht në shkolla profesionale, në ambulanca të mjekësisë së punës si dhe në të gjitha rrethanat tjera ku ushtrohet veprimtaria shëndetësore në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në Nenin 8 Kreu II në këtë ligj.

Por Komuna e Kaçanikut nuk e ka marr parasyshë këtë ligj kur ka punësuar një logopede, duke anashkaluar kriterin e licencës së punës.

“Konkursi për pozitën Logopede në sektorin e arsimit përkatesisht ne SHFMU dhe QEAP , është publikuar duke kërkuar si kriter: Diplomë universitare në Drejtimin e Logopedisë, përveç kushteve të përgjithshme për pranimin e zyrtarëve publik. Që do të thotë se, në këtë Konkurs nuk kemi kërkuar licencë të punës të lëshuar nga Oda e infermierëve të Kosovës, për shkak se nuk kemi Udhezim administrative të Ministrisë se Arsimit që përcakton këtë kriter apo kritere në bazë të cilave duhet të përzgjedhen kandidatet në procedure te rekrutimit, në kete pozite”, thuhet në një përgjigje të udhëheqëses së personelit në komunë, Hidajete Guri.

Ajo ka pranuar se kandidatja e punësuar nuk ka licencë të punës. “Sa i perket kandidates fituese apo me te suksesshme ne kete procedure R.G., mund te themi se kandidatja ne fjale, nuk ka nje licence te tille”, ka deklaruar Guri.

Gazeta ka mësuar se kandidatja është e bija e një udhëheqësi sistemin e drejtësisë.

Guri ka thënë se para se të bëhet emërimi përfundimtar kjo procedurë do të rishqyrtohet.

“Sa për dijeni, ne kemi publikuar njoftimin per kandidatin fitues apo te susksesshem sipas pikeve te fituar të kandidateve, tani jemi ne faza tjera të kesaj procedure (proceduren e ankesave), pas të cilave kalojmë në procesin e emërimit/ pranimit të kandidateve fitues”, ka deklaruar Guri. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakShkencëtarët kanë zbuluar një antitrup kyç që mund të jetë target për trajtime të reja kundër strep A
Artikulli i rradhës Anglia kryeson garën për të zhdukur hepatitin C – vite përpara objektivave globale

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.