Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Anglia kryeson garën për të zhdukur hepatitin C – vite përpara objektivave globale

Lajme 30/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
hepatiti C
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Anglia është në rrugën e duhur për të qenë një nga vendet e para në botë që do të zhdukë hepatitin C, falë një marrëveshje miliardë funta për barna dhe programet ndërgjegjësuese.

Vendi mund të eliminojë virusin deri në vitin 2025 – vite përpara objektivit të përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për vitin 2030, ka njoftuar të mërkurën, Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar (NHS).

Hepatiti C infekton mëlçinë dhe mund të shkaktojë dëme potencialisht kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.

Përhapet përmes kontaktit gjak me gjak, më së shpeshti përmes gjilpërave të përbashkëta.

Ndërsa është i trajtueshëm në shumicën e rasteve, zbulimi nuk është gjithmonë i lehtë, pasi nuk paraqet simptoma derisa mëlçia të jetë dëmtuar.

Për shkak të kësaj, është e rëndësishme të gjurmohen njerëzit që mund të jenë në rrezik të kontraktimit të virusit, pasi ata nuk do të shfaqin simptoma menjëherë.

Virusi është i trajtueshëm, me ilaçe efektive antivirale që shërojnë më shumë se 95 për qind të pacientëve, me efekte anësore minimale.

NHS vlerësoi se kishte rreth 118,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me hepatit C kronik në vitin 2019.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), vlerëson se 3.9 milionë njerëz jetonin me hepatit C në BE, MB, Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji në vitin 2015.

Një raport i ECDC për hepatitin e vitit 2022, ka njoftuar se kishte boshllëqe në të dhënat e disponueshme për hepatitin në të gjithë Evropën dhe u bëri thirrje vendeve që t’i jepnin përparësi mbledhjes së të dhënave më të plota të monitorimit.

Të dhënat e disponueshme tregojnë se progresi në të gjithë rajonin e BE-së është i ndryshueshëm, me shumë vende “larg nga arritja” e objektivit të OBSH-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKaçaniku punëson logopede pa licencë, komuna arsyetohet se licenca nuk është kriter
Artikulli i rradhës Zelanda e Re miraton ligjin unik mbi ndalimin e pirjes së duhanit në brezin e ardhshëm

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.