Nuk ka prova të qarta që lidhin drejtpërdrejt konsumimin e kafeinës me probleme të fertilitetit, si te femrat ashtu edhe te meshkujt.
Disa studime kanë sugjeruar se gratë që konsumojnë sasi të larta kafeine mund ta kenë më të vështirë të mbeten shtatzëna, por nuk ekzistojnë të dhëna të qëndrueshme dhe cilësore që e mbështesin këtë pretendim, shkruan BabyCenter.co.uk, përcjell Gazeta Shneta.
Ka indikacione se konsumimi i tepruar i kafeinës mund të ndikojë negativisht në suksesin e procedurave të fertilitetit të asistuar, si fekondimi in-vitro (IVF), megjithatë ekspertët ende nuk e dinë saktësisht arsyen.
Sa kafeinë është e sigurt për gratë që po përpiqen të mbesin shtatzënë?
Ekspertët rekomandojnë kufizimin e konsumit të përditshëm të kafeinës në maksimum 200 mg – e barasvlefshme me një filxhan kafe, një kanaçe kola dhe një çokollatë të thjeshtë në ditë.
Reduktimi i kafeinës që para shtatzënisë mund të ndihmojë në përgatitjen e trupit për një shtatzëni të shëndetshme dhe t’i japë fëmijës një fillim më të mirë.
Konsumimi i më shumë se 200 mg në ditë gjatë shtatzënisë është lidhur me rritje të rrezikut për abort spontan ose lindje të foshnjës me peshë të ulët. /Gazeta Shneta/


