Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Kalbja e trurit” dhe ndikimi i ekranit: Si po e dëmton përmbajtja dixhitale shëndetin mendor të të rinjve

Jetë 30/05/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit shpalli si fjalë të vitit “brain rot” (kalbja e trurit), duke e përcaktuar si “përkeqësimin e gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, të shkaktuar nga konsumimi i tepërt i materialeve të parëndësishme ose të mërzitshme që gjenden në mediat sociale e të tjera platforma online”.

Zakonet e përdorimit të ekranit mund të ndikojnë në shëndet

Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), gjysma e adoleshentëve në SHBA kalojnë katër orë ose më shumë duke parë ekrane çdo ditë dhe vlerësimet globale sugjerojnë se të rriturit mund të jenë online mesatarisht më shumë se gjashtë orë në ditë.

Nuk ka udhëzime shëndetësore për sa i përket numrit të orëve të kohës së përditshme para ekranit për adoleshentët ose të rriturit. Ekspertëve dhe studiuesve u mungojnë të dhëna të mjaftueshme për të kuptuar plotësisht konceptin e kalbjes së trurit dhe çfarë mund të shkaktojë ajo.

Megjithatë, ka të dhëna të CDC-së që tregojnë se 1 në 4 adoleshentë që qëndron gjatë ose shpesh para ekranit raporton ndjesi shqetësimi ose depresion.

Disa studime sugjerojnë se problemet me përdorimin e internetit mund të fillojnë në moshë mjaft të re. Adoleshentët që kalojnë më shumë kohë para ekraneve mund të kenë më shumë gjasa të përjetojnë probleme të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin, mungesën e vëmendjes/hiperaktivitet dhe simptoma fizike të lidhura si dhimbje, marramendje ose të përziera.

Kjo është sipas një analize të të dhënave të vitit 2024 nga studimi i Zhvillimit Kognitiv të Trurit të Adoleshentëve, studimi më i madh afatgjatë i zhvillimit të trurit të fëmijëve në SHBA. Të tjera studime kanë lidhur potencialisht kalbjen e trurit me desensibilizimin emocional, mbingarkesën njohëse, vetëvlerësimin negativ dhe dëmtimin e funksioneve ekzekutive, duke përfshirë kujtesën, planifikimin dhe vendimmarrjen.

Ndryshimi i “dietës” dixhitale

Sa më shumë kohë të rinjtë kalojnë para ekraneve, aq më pak kohë kalojnë duke qenë fizikisht aktivë ose duke pasur ndërveprime njerëzore ballë për ballë, që furnizojnë trurin në zhvillim me të dhëna kritike, aftësitë e shqisave dhe emocionale.

Si të kaloni kohë “më të zgjuar” para ekranit

Të ndihmosh fëmijët dhe të rriturit të konsumojnë një dietë më të shëndetshme në internet nuk është e lehtë, sepse një pjesë e madhe e jetës moderne, nga detyrat e shkollës deri te blerjet, argëtimi dhe socializimi, përfshin aplikacione në internet.

Akademia Amerikane e Pediatrisë sugjeron që familjet të zhvillojnë së bashku plane për kohën para ekranit dhe të inkurajojnë aktivitete që shtojnë krijimtarinë dhe lidhjet me familjen dhe miqtë.

Gjithashtu sugjeron që prindërit të theksojnë rëndësinë e aktiviteteve “offline”, siç janë sportet, muzika, arti dhe hobi të tjera. /shqip.al

 

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës Flakët përfshijnë Kanadanë, mijëra të evakuuar

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.