Kalifornia është bërë shteti i parë në SHBA që ndalon përdorimin e disa ngjyruesve sintetikë në ushqimet e shërbyera në shkolla.
Ky ndalim përfshin ngjyruesit ushqimorë të kuqen 40, të verdhën 5 dhe 6, blu 1 dhe 2, si dhe të gjelbrën 3, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Vendimi erdhi pas shqetësimeve për lidhjen e tyre me problemet neurologjike dhe hiperaktivitetin tek fëmijët.
Guvernatori Gavin Newsom ka firmosur Aktin e Sigurisë së Ushqimeve Shkollore, që ndalon përdorimin e këtyre ngjyruesve, ndonëse Food and Drug Administration ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për këtë çështje./Gazeta Shneta/


