Moderatorja televizive, Kaltrina Mikushnica, është duke kaluar ndoshta muajin e saj të fundit shtatzënë.
E fryrë dhe me barkun e rrumbullakët, ajo po është shumë aktive me postimet e saj në rrjetet sociale. Veçmas në ditët e fundit, ku ka publikuar disa fotografi të realizuara në mënyrë profesionale.
Sot ajo ka publikuar dy fotografi jashtëzakonisht të bukura me bashkëshortin e saj, Besart Merovci.
Ajo prek beben e tij në ardhje, në fotosesionin profesional para lindjes. Besarti është mjek me specializim pediatër, i angazhuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
Ndryshe, çifti ka edhe një fëmijë tjetër.