Një aksident me kamion ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Hani Elezit sot në orët e mëngjesit.
Një kamion ka humbur kontrollin derisa ishte duke vozitur. Kamioni siç shihet në video ka kryqëzuar rrugën duke i bllokuar veturat në të dyja anët.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 5:30 të mëngjesit. Një dëshmitar që ka dërguar videon në adresë të Gazetës, nuk ka raportuar për të lënduar. /Gazeta Shneta/