Kamioni me targa të Serbisë aksidentohet me një veturë në hyrje të Prishtinës (Foto)

2017-02-23 në ora 09:15

Një aksident i lehtë ka ndodhur pak më parë në hyrje të Prishtinës përgjatë magjistrales me Mitrovicën, përkatësisht te rrethi i njohur si i “Ismetit”.

Një lexues i Gazeta Shneta ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se aksidenti është vetëm me dëme të vogla materiale.

Në aksident janë përfshirë një kamion i mallrave me targa të Serbisë dhe një veturë me targa RKS.

Policia është vendin e ngjarjes, ndërsa po e rregullon edhe komunikacionin për shkak të kolonës që është krijuar. /Gazeta Shneta/