Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanabisi me përqendrim të lartë rrit rrezikun për probleme të rënda mendore

Jetë 27/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Produktet e kanabisit sot janë dukshëm më të forta se vetë bima, duke ngritur shqetësime mes studiuesve dhe politikëbërësve për efektet e tyre në shëndet.

Një analizë e gjerë e re ka zbuluar se produktet e kanabisit me përqendrim të lartë mund të rrisin rrezikun për psikozë, skizofreni dhe varësi, shkruan burimi Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse kanabisi mbetet kryesisht i paligjshëm në Bashkimin Evropian, vlerësohet se rreth 4.3 milionë njerëz e përdorin pothuajse çdo ditë – qoftë duke e tymosur marihuanën, duke konsumuar ushqime të përpunuara si çokollatat apo karamelet me kanabis, apo duke përdorur nëpërmjet koncentratit si vaji i hashashit.

Përbërësi kryesor i përbashkët është delta-9-tetrahidrokanabinoli (THC), substanca psikoaktive që i jep ndjesinë e “euforisë” përdoruesve.

Por produktet e kanabisit janë prirur të jenë shumë më të fuqishme sesa vetë bima. Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogat (EUDA), në vitin 2023, mesatarja e përqendrimit të THC-së në rrëshirën e kanabisit ishte 23%, krahasuar me 11% tek kanabisi bimor.

Kjo ka ngjallur prej kohësh shqetësime për pasojat shëndetësore të këtyre përqendrimeve të larta, duke shtyrë një ekip studiuesish amerikanë të analizojë rreziqet për shëndetin mendor që lidhen me produktet me mbi 5 miligramë ose 10% THC për dozë.

Studiuesit analizuan të dhënat nga 99 studime të botuara mes viteve 1977 dhe 2023, që përfshinin mbi 220,000 persona.

Përdorimi i THC-së me përqendrim të lartë u lidh me shfaqjen e psikozës dhe skizofrenisë, sidomos brenda 12 orëve pas konsumimit – diçka që studiuesit e cilësuan “shqetësuese”.

Gjithashtu, u vu re lidhje mes përdorimit të THC-së me përqendrim të lartë dhe çrregullimit nga përdorimi i kanabisit, sipas rishikimit të botuar në revistën “Annals of Internal Medicine”.

Sipas EUDA, personat që përdorin kanabis shpesh dhe për periudha të gjata kanë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme shëndetësore. Përdorimi i tij mund të shkaktojë ose të përkeqësojë sëmundjet e frymëmarrjes, varësinë dhe simptomat psikotike. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakPrindërit e adoleshentit që ia mori vetes jetën e padisin krijuesin e ChatGPT-së
Artikulli i rradhës Konsumi i moderuar i kafesë lidhet me jetë më të gjatë dhe rrezik më të ulët për diabet

Ju sugjerojmë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy persona në gjendje të rëndë

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.