Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mori sot dozën e parë të vaksinës anti covid nga Oxford/AstraZeneca.
Lajmin për këtë e bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, në Twitter shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
“Jam e lumtur që sot kam marrë vaksinën e parë nga AstraZeneca.Unë dua të falënderoj të gjitha ata që janë të përfshirë në fushatën e vaksinimit.Vaksinimi është çelësi për të kapërcyer pandeminë”, tha Seibert në emër të Merkel.
Vaksina AstraZeneca ka qenë e diskutueshme edhe në shtetin gjerman, si rezultat i shqetësimeve rreth sigurisë së saj.
Në muajin mars, Gjermania njoftoi se do të administronte vaksinën vetëm tek personat 60-vjeçare e tutje./GazetaShneta/