Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanceri i mëlçisë mund të dyfishohet deri në vitin 2050, paralajmërojnë ekspertët

Jetë 08/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një analizë e re nga komisioni i revistës “The Lancet”, për kancerin e mëlçisë paralajmëron se, pa ndërhyrje urgjente, rastet e kësaj sëmundjeje mund të dyfishohen – nga 870,000 në vitin 2022 në rreth 1.52 milionë deri në vitin 2050. Po ashtu, vdekjet pritet të rriten nga 760,000 në 1.37 milionë në vit.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se rreth 60% e rasteve lidhen me faktorë të parandalueshëm, si hepatiti viral, konsumimi i alkoolit dhe sëmundja e mëlçisë e lidhur me obezitetin (MASLD). Kjo e fundit është bërë një nga shkaqet kryesore të kancerit të mëlçisë, veçanërisht në vendet me të ardhura të larta, ku obeziteti është në rritje.

Forma më e rëndë e kësaj sëmundjeje, e njohur si MASH, parashikohet të përbëjë rreth 11% të rasteve të reja të kancerit të mëlçisë deri në vitin 2050, shkruan Euronews Health përcjell Gazeta Shneta.

Ndërkohë që rastet e lidhura me hepatitin B dhe C mund të bien falë vaksinimit dhe trajtimeve më efektive, ato të lidhura me alkoolin dhe MASLD janë në rritje të vazhdueshme.

Ekspertët bëjnë thirrje për politika më të forta parandaluese, përfshirë vendosjen e taksave mbi pijet e ëmbla, fushata ndërgjegjësimi dhe integrimin e skriningut të mëlçisë në kujdesin rutinë për personat me diabet, obezitet dhe sëmundje kardiovaskulare.

Sipas analizës, nëse rastet e reja reduktohen me 2–5% çdo vit, mund të shmangen deri në 17 milionë raste dhe të shpëtohen rreth 15 milionë jetë deri në vitin 2050. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDeputetët e Kuvendit e shfrytëzojnë me të madhe mundësinë për të pasur asistentë, dalin listat me emra
Artikulli i rradhës Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçanit: U soll pa shenja jete

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.