Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kanceri i veshkave, këto janë shenjat e para

Jetë 25/05/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Veshkat janë ndër organet më të rëndësishme në trupin e njeriut. Ato janë themeli i shëndetit metabolik, pasi rregullojnë tensionin e gjakut, forcojnë kockat, rregullojnë elektrolitet në trup dhe filtrojnë toksinat dhe lëngjet e panevojshme.

Kanceri i veshkës, quajtur ndryshe karcinoma renale, shfaqet kur qelizat tek njëra apo të dyja veshkat fillojnë të rriten në mënyrë jonormale dhe formojnë një masë tumorale që vendoset sipër qelizave të shëndetshme. Ky lloj kanceri është 1 nga 10 më të përhapurit si tek burrat ashtu edhe gratë.

Madje, në Kosovë, sipas onkologut të Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ky lloj kanceri është më i përhapuri.

Nga cilat lloje të kancerit preken kosovarët më së shumti, e tregon onkologu Kurtishi

Karcinoma renale

Ka disa lloje të kancerit të veshkës, megjithatë 9 në 10 njerëz vuajnë nga karcinoma renale. Zakonisht është një tumor brenda veshkës, megjithatë mund të shfaqen edhe më shumë, si edhe tek të dyja veshkat.

Cilët persona janë më të rrezikuar?

Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të veshkës janë rreth moshës 50-70 vjeç. Burrat janë 2-3 herë më të rrezikuar se gratë, dhe afrikano-amerikanët janë ndër popujt më të rrezikuar. Tensioni i lartë i gjakut, sëmundja e veshkave dhe probleme të caktuara me gjenet, si sëmundja Hippel-Lindau, gjithashtu mund të rrisin rrezikun. Mund të trashëgohet edhe në familje.

Jeni më të rrezikuar që të zhvilloni kancer të veshkave nëse:

Pini duhan: Duhanpirja dyfishon rrezikun. Mendohet se duhani është shkaktari i 30% të rasteve me kancer tek meshkujt dhe 25% tek femrat.

Jeni mbipeshë: Njerëzit mbipeshë ose obezë janë gati dyfish më të rrezikuar që të zhvillojnë kancer të veshkës.

Merrni shumë ilaçe për lehtësimin e dhimbjeve: Përdorimi për një periudhë shumë të gjatë të aspirinës, acetaminofenin ose ibuprofenit mund të rrisë rrezikun.

Simptomat

Nëse masa tumorale është shumë e vogël, mund të mos vëreni asnjë simptomë. Ndërsa masat e mëdha tumorale mund të shkaktojnë këto probleme:

Gjak në urinë, shfaqet një gjëndër anash ose në shpinë, keni dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, ndiheni të lodhur, keni humbur shumë peshë pa asnjë arsye apo keni temperaturë të lartë të trupit./Shëndeti.com.al/

Artikulli paraprakËshtë rritur për vallëzim, ja si e hedh vallen djali i Sinan Hoxhës
Artikulli i rradhës Histori e pazakontë: Nëna bart në bark foshnjën e djalit të saj

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.