Duke njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zëvendësim perfekt i ibubrofenit.
Kërkimet e fundit kanë treguar se kanella është efektive në reduktimin e dhimbjeve të cilat shkaktohen për shkak të periodave, por edhe në shumë dhimbje të tjera. Krahasimi i intesitetit të kanellës dhe ibubrofenit në trajtimin e dhimbjeve të dismenorrisë (dhimbjeve të forta menstruale) është bërë nga një grup kërkuesish Iranian.
Ata bënë një eksperiment, duke i dhëënë një grupi vajzash 400 mg ibubrofen dhe një grupi tjetër 420 mg kanellë. U pa se si kanella kishte pothuajse të njëjtin rezultat me ibubrofenin.
Gjithashtu, duke i njohur efektet e rrezikshme të ibubrofenit në sistemin kardiovaskular, roli i kanellës është një zvendësim perfekt i ibubrofenit. Sepse ajo ka një rol pozitiv, si në presionin e ulët, ashtu dhe në presionin e lartë të gjakut.
- Antibakterial natyral
Ajo ka veti antibakteriale dhe antifungale, aq shumë sa të pengojë rritjen e baktereve dhe kërpudhave ose ata që janë përgjegjës për shpërthimet e sëmundjeve të ushqimit bartës me baktere si Helicobacter pylori, i cili lëviz në heshtje në stomak duke shkaktuar vjellje dhe urth të rëndë
- Zvogëlon dhimbjen e shkaktuar nga artriti
Në një studim të kryer në Universitetin e Kopenhagenit, pacientëve që u kishin dhënë një gjysmë lugë çaji pluhur kanelle të kombinuar me një lugë gjelle mjalti çdo ditë para mëngjesit, konstatuan një lehtësim për dhimbjen e artritit, aq sa mund të ecin, pas një jave, pa asnjë shqetësim.
- Parandalon kancerin
Ajo mund të zvogëlojë përhapjen e qelizave të kancerit, sipas gjetjeve nga një studim i kryer në Universitetin e Teksasit, i publikuar në revistën “Nutrition and Cancer”. Një perspektivë e mirë, pra, për parandalimin e kancerit dhe sidomos për ata që vuajnë nga kjo sëmundje.
- Ndihmon në problemet më kapsllëkun
Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qënë e pasur me fibra dietetike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.
- Heq dhimbjen menstruale
Për dhimbjet menstruale, kur keni nevojë, provoni të hidhni një lugë çaji kanelle në një filxhan çaj të ngrohtë bimor. Do t’ju habisin rezultatet.
- Aleate për të luftuar infertilitetin
Kjo erëz e mrekullueshme përmban një substancë natyrore të quajtur cinnamaldehyde, e cila, në bazë të disa studimeve, duket se rrit hormonin e progesteronit dhe ul prodhimin e testosteronit tek gratë, duke ndihmuar keshtu balancimin e hormoneve.
- Përmirëson kujtesën
Sipas disa kërkimeve, aroma dhe shija e kanellës janë nxitës në përmirësimin e kujtesës. Pikërisht për këtë arsye ajo duket një zgjidhje e shkëlqyer natyrale për disa sëmundje neurodegjenerative, duke përfshirë edhe sëmundjen e Alzheimer-it.
- Ilaç natyral për dhimbjen e fytit
Kanella është një zgjidhje e shkëlqyer për dhimbjen e fytit. Në një ene zieni një filxhan ujë duke i shtuar 2 lugë mjaltë, 3 kanellë dhe pak piper. E lini për disa minuta dhe më pas e pini. Aroma djegëse në një minut do t’ju hapë të gjitha rrugët respiratore dhe vetia e saj antiseptike do të reduktojë inflamacionin e fytit.
Si bëhet çaji i kanellës për diabetin
Përdorimi i kanellës mund të jetë një ndihmë e madhe në rastin e diabetit, veçanërisht nëse konsumohet në një regjim ditor bazik, pasi ka një fuqi të madhe anti-diabetike dhe mjaft efektive në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Ekspertët mendojnë se ajo ka karakteristika dhe funksione të ngjashme me insulinën, e cila prodhohet natyralisht nga trupi.
Nga ana tjetër kanella ka veti shumë të mira antibakteriale. Sasia e rekomanduar ditore e kanëllës është 2 lugë gjelle në ditë dhe mënyra e përdorimit është kjo:
PËRBËRËSIT:
2 lugë gjelle kanellë pluhur
1 gotë ujë
PËRGATITJA:
Përzieni mirë përbërësit dhe më pas përzierjen konsumojeni dy herë në ditë për 15 ditë nga një lugë gjelle.