Shkencëtarët në Universitetin e Teknologjisë në Sidnej kanë zhvilluar një kapelë të pajisur me inteligjencë artificiale që mund të përkthejë mendimet në tekst — pa pasur nevojë për implante kirurgjikale.
Për dallim nga teknologjitë ekzistuese që kërkojnë ndërhyrje invazive, kjo kapelë monitoron valët cerebrale përmes elektroencefalografisë (EEG) dhe i shndërron ato në gjuhë të shkruar, raporton Euronews Health transmeton Gazeta Shneta.
Ky sistem mbështetet në dy lloje të ndryshme të inteligjencës artificiale: një model të thelluar të të nxënit për të përkthyer sinjalet e trurit në fjalët e synuara, dhe një model gjuhësor të avancuar për të korrigjuar gabimet gjatë procesit të deshifrimit. Deri tani, pajisja ka arritur një saktësi rreth 75%, ndërsa objektivi është të arrihet 90%.
Ky zhvillim mund të sjellë përfitime të mëdha, sidomos për pacientët që kanë humbur aftësinë për të folur, si ata që kanë pësuar një goditje në tru.
Ndryshe nga sistemet e tjera që përdorin implante në tru ose skanime fMRI, kjo teknologji është jo-invazive dhe më e aksesueshme.
Shkencëtarët shpresojnë se pajisje të tilla do të ndihmojnë në rikthimin e funksioneve të humbura përmes teknologjisë.
Siç thotë hulumtuesi Mohit Shivdasani: “Kur identifikojmë një nevojë mjekësore të paplotësuar, teknologjia mund të bëjë ndryshimin për ta rikthyer funksionin e humbur — dhe pastaj, kufiri është qielli”. /Gazeta Shneta/


