Hipersomnia, e cila i referohet ose përgjumje të tepërt të ditës ose kohë të tepërt të kaluar gjatë gjumit, është një gjendje në të cilën një person ka probleme të qëndrojë zgjuar gjatë ditës.
Njerëzit që kanë hipersomni mund të bien në gjumë në çdo kohë shkruan webmd, transmeton GazetaShneta.
Sipas Fondacionit Kombëtar të Gjumit, deri në 40% të njerëzve kanë disa simptoma të hipersomnisë herë pas here.
Shkaqet e hipersomnisë
Ekzistojnë disa shkaqe të mundshme të hipersomnisë, duke përfshirë:
-Çrregullimet e gjumit narkolepsia (përgjumja gjatë ditës) dhe apnea e gjumit (ndërprerjet e frymëmarrjes gjatë gjumit)
-Gjumi i pamjaftueshëm gjatë natës (privimi i gjumit)
-Mbipesha
-Ilaçet me recetë, siç janë qetësuesit ose antihistaminet
-Gjenetika
Nëse vazhdimisht ndjeheni të përgjumur gjatë ditës, bisedoni me mjekun tuaj. Kur bëni një diagnozë të hipersomnisë, mjeku juaj do t’ju pyesë për zakonet tuaja të gjumit, sa gjumë merrni gjatë natës, nëse zgjoheni gjatë natës dhe nëse bieni në gjumë gjatë ditës.
Mjeku juaj gjithashtu do të dëshirojë të dijë nëse keni ndonjë problem emocional ose po merrni ndonjë ilaç që mund të ndërhyjë në gjumin tuaj./GazetaShneta/