Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Kardiokirurgjia me vdekshmëri mbi 16 për qind, më e larta në QKUK

Lajme 21/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive në QKUK ka vdekshmërinë e pacientëve mbi 16 për qind gjatë vitit 2018. Kjo përqindje është më e larta nga të gjitha klinikat e QKUK-së

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportet me statistika të ndryshme të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme. Në këto raporte përfshihen edhe numri i operacioneve, numri i vdekjeve të pacientëve si dhe mortaliteti spitalor i llogaritur me promil.

Në raportin për vitin e kaluar, Klinika e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive del të jetë klinika ku kanë vdekur më së shumti pacientë. Sipas këtij raporti, në këtë klinikë janë kryer gjithsej 100 operacione gjatë vitit 2018 ku prej tyre kanë vdekur 28 pacientë. Mortaliteti spitalor në raport është shënuar me 166.7 promil, që në përqindje i bie 16.67, shkruan Gazeta Shneta.

Ky raport është i publikuar në platformën “opendata.rks” dhe të plotë mund ta shihni duke klikuar KËTU.

Pas Kardiokirurgjisë vjen Klinika e Neurologjisë me 126.6 promil ose 12.66 për qind ndërsa e treta është Nefrologjia me 109.8 promil ose 10.98 për qind.

Ndërkaq sipas këtij raporti Klinika e Urologjisë, Kirurgjia e Fëmijëve, Kirurgjia Maksillofaciale, dhe Kirurgjia e Syve kanë pasur zero vdekje për vitin 2018.

Përqindje më e ulët e vdekshmërisë dy vite më parë ka qenë në Kardiokirurgji, por ka pasur më pak operacione. Në këtë klinikë janë kryer 31 operacione gjatë vitit 2017, ndërsa kanë vdekur vetëm tre pacientë. Në përqindje i bie vdekshmëria 6.82 apo 68.2 promil siç është shënuar në raport. Ndërkaq në vitin 2016 janë realizuar 106 operacione me vetëm 6 pacientë të vdekur ose 47.2 promil (4.7 për qind).

Kujtojmë se gjatë një konference të mbajtur më datën 1 prill, drejtori i Kardiokirurgjisë Dr. Tefik Bekteshi pati deklaruar se në këtë klinikë përqindja e vdekshmërisë për infarktin akut për vitin e kaluar ka qenë 3.58 për qind ndërsa te rastet elektive ka pasur vetëm një rast vdekje. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak8 ushqimet më të dëmshme për dhëmbët
Artikulli i rradhës Raporti i Spitalit të Pejës, për 24 orë u trajtuan mbi 250 pacientë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.