Mjekët e Klinikës së Kardiologjisë në QKUK në bashkëpunim me kolegë të tyre nga Kroacia, kanë kryer dy intervenime të implantimit të pajisjeve për sinkronizimin e zemrës.
Kardiologët e QKUK-së dhe kolegët e tyre nga Qendra Spitalore Universitare e Rijekës në Kroaci, kanë implantuar pajisje të cilat kanë edhe defibrilator intrakardiak.
“Këto pajisje të teknologjisë së fundit që synojnë mbrojtjen nga aritmitë e rrezikshme, potencialisht vdekjeprurëse dhe përmirësimin e kualitetit të jetës te pacientët me insuficiencë të avancuar të zemrës”, thuhet në njoftimin e QKUK-së. /Gazeta Shneta/