Kardiologët e QKUK-së të ndarë në dy grupe, disa kanë kërkuar shkarkimin e Imri Jasharit në vitin 2020, ndërsa grupi tjetër tashmë po kërkon shkarkimin e Lulzim Kamberit.
Në Klinikën e Kardiologjisë mjekët janë të ndarë sa i përket raportit me menaxhmentin e klinikës. 18 mjekë të kësaj klinike dje kanë dorëzuar një peticion për të shkarkuar drejtorin Lulzim Kamberi, shkruan Gazeta Shneta.
Në këtë peticion ata kanë pretenduar se Kamberi “është kreator i kaosit profesional, parregullësive menaxheriale, krijimit të pa ndërprerë të situatave konfliktuoze, diskriminimit dhe abuzimit duke keqpërdorur pozitën”.
Kardiologët në QKUK me peticion i kërkojnë Azizit të shkarkoj drejtorin Lulzim Kamberi
Në peticion është përmendur pretendimi i kardiologut Fisnik Veliu se është sulmuar fizikisht nga Artan Ahmeti i cili u zgjodh shef i Njësisë Koronare. “Aktualisht i paraqituri në komision disiplinor nga Drejtori i Klinikës së Kardiologjisë Dr. Lulzim Kamberi i cili të lartcekurin e ngrit në pozitë dy javë pas aktit të dhunshëm, përkundër se ndaj tij ishte ngritur procedurë e veprës penale, sulm fizik në vendin e punës, pran organeve përgjegjëse të drejtësisë”, thuhet në peticion.
Aty poashtu pretendohet se Kamberi e ka prolonguar marrjen e veprimeve ndëshkuese ndaj Ahmetit për këtë rast.
Tutje në peticion Kamberi akuzohet për parregullësi të tjera brenda klinikës, prishje të vijes profesionale dhe kompetencave profesionale, nxitje të konflikteve, diskriminim në punë ndaj një pjese të stafit, etj.
Në këtë peticion janë nënshkruar 18 mjekë dhe lista kryesohet nga Imri Jashari, cili kishte udhëhequr klinikën para Kamberit. Një peticion i ngjashëm ishte bërë edhe ndaj Jasharit në vitin 2020.
Kardiologët kërkojnë shkarkimin e drejtorit Imri Jashari, ankohen për keqmenaxhim dhe masa ndaj tyre
Ankesat ishin pak a shumë të njëjta sikurse në peticionin e vitit 2023.
“Duplifikimi i pozitës menaxheriale në shërbime të ndjeshme siç është ai i elektrostimulimit dhe aritmologjisë, të cilën e ka lënë pa shef prej gati 2 vitesh, me qëllim të monopolizimit të këtij shërbimi, shpërfilljen e listës së pritjes, hartimin personalisht të planit operator dhe moslejimin e angazhimit të kuadrove të reja”.
“Ndërrimet e shpeshta të vendeve të punës pa asnjë arsye, në mënyrë tekanjoze e selektive, nëpër reparte e kabinete, kanë krijuar pakënaqësi të panevojshme, nxitje të konflikteve dhe demotivim në punë”, thuhej në peticionin e vitit 2020.
Jashari ishte shkarkuar disa muaj më vonë në vitin 2021, por jo për shkak të këtij peticioni. /Gazeta Shneta/
Shkarkohet drejtori i Kardiologjisë Imri Jashari, Nehat Baftiu dënohet me heqje page




